"Bota Turke Me Të Gjitha Ngjyrat E Saj" në Tiranë

03/04/2018

Në kuadër të festimeve të Nevruzit 2018, Instituti Junus Emre dhe Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke (TÜRKSOY), nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, organizuan koncertin "Bota Turke me Gjithë Ngjyrat e Saj".

Më datë 30 Mars, ditën e premte, në kryeqyetin e Shqipërsë, Tiranë u mbajt koncerti "Bota Turke Me Të Gjithë Ngjyrat e Saj" ku nderuan me pjesërrjen e tyre, Kryekëshilltari i Presidentit të Republikës së Turqisë z. Yalçın Topçu, Sekretari i Përgjithshëm i TURKSOY z. Düsen KASEINOV, Kryetari i Institutit Junus Emre Prof.Dr. Şeref ATES, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet YORUK, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri Turqi z. Ilir Beqaj, Përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, Përfaqësus të Institucioneve Turke në Shqipëri, Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë. Koncerti pati interes të madh edhe nga publiku Shqiptarë.

Aktiviteti që u organizua me pjesëmarrjen e dhjetra artistëve që vinin nga shtete të ndryshme, filloi me fjalimet e Kryekëshilltarit të Presidentit të Republikës së Turqisë Yalçın Topçu, Sekretari i Përgjithshëm i TÜRKSOY Prof. Dr. Düsen Kaseinov dhe Kryetari i Institutit Junus Emre Prof. Dr. Şeref Ateş.

Qytetërimi i turqve

Kryekëshilltari i Presidentit të Republikës së Turqisë Yalçın Topçu, e filloi fjaimin e Tij duke përshëndetur pjesmarrësit që ishin të pranishëm në emër të popullit turk dhe në emër të Presidenti të Republikë së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe vijoi duke shtuar "Ju do të shikoni se si Turqit e ardhur nga Azia, në çdo vend që kanë shkuar, ka sjellë siguri, paqe, liri, dashuri dhe drejtësi".

Pasuritë e Kulturës sonë të Përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i TÜRKSOY, Düsen Kaseinov, shtoi se këtë vit festimet e Nevruzit u zhvilluan në pesë vende të Ballkanit, me pjesëmarrjen e artistëve të cilët pasqyrojnë “Ngjyrat e Botës Turke”. Ai ndër të tjera shtoi: "Së bashku me artistët tanë, do të pasqyojmë pasurinë e kulturës sonë të përbashkët”.

Fryma e paqes që i duhet Botës dhe Njerëzimit

Kryetari i Institutit Junus Emre Prof. Dr. Şeref Ateş, në fjalimin e tij u shpreh se, në filozofinë e mendimtarit Yunus Emre dashuria nuk pasqyrohet vetëm te njerëzit, por pasqyrohet në të gjitha gjallesat e tjera në këtë botë.

Prof. Ateş, i cili theksoi se Nevruzi në njërën anë simbolizon verën dhe në anën tjetër  dashurin që i nevoitet njerëzimit, gjithashtu nënvizoi se ky organizim i bërë në bashkëpunim me TÜRKSOY sipas filozofisë së Junus Emres do të realizohet edhe në vende të tjera të botës.

Në këtë aktivitet ku u shfaq programi “Të Gjitha Ngjyrat e Botës Turke”  iu pasqyruan spektatorëve performancat unike të artistëve nga vendet si Turqia, Azebajxhani, Kazakistani, Kirgizistani, Uzbekistani dhe Federata Ruse. Publiku shqiptar pati rastin të njihet nga afër me muzikën, traditën dhe veshjet e botës turke.