Entuziazmi i Karvanit të Ballkanit në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Fondi i promovimit i Kyreministrisë së Republikës së Turqisë, Bashkia e Kyçykçekmexhesë në bashkëpunim me Universitetin e Trakjas dhe Institutin Junus Emre organizuan Karavanin e Ballkanit, ku stacioni i katërt ishte Tirana. Bashkia e Kyçykçekmexhesë me një skuadër prej 56-të vetësh, ju dhuran qytetarëve tiranas një mbrëmje të paharrueshme në sheshin e “Bulevardit të Ri” ditën e shtunë më datë 28 Korrik.

Projekti “Karvani i Ballkanit” ekspozoi në Tiranë, valle popullore të rajoneve të ndryshme të Turqisë, shfaqjen e Ashukut dhe Mashukut, shfaqjen e Dervishëve Rrotullues, artin e Ebrusë, artin e Xhamit, artin e Kaligrafisë, artin e Qeramikës dhe të Porcelanit si dhe vepra artizanale. Për të pranishmit u ofrua qerasje me kafe Turke, ëmbëlsirë Osmane, flokë pambuku dhe shërbet të shijes Turke.

Gjithashtu, u shfaq për publikun në Tiranë video promovuese me vendet historike dhe turistike të Turqisë.

Artistia Yağmur Yalçın në program, së bashku me qytetarët tiranas, doli në skenë duke kënduar muzikë popullore turke. Surpriza e mbrëmjes ishin pjesët e luajtura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në programin që u zhvillua me pjesëmarrjen e misionerve të i së Republikës së Turqisë në Tiranë, Institutvioneve Turke dhe orgranizatave të tjera, përveç të tjerash pati interes gjithashtu edhe stenda e Institutit Junus Emre.

Pas melodive të “Çanakale İçinde” dhe “Türkiyem” që u kënduan nga Tuncay Okutan, mbrëmja u mbyll me një foto të bërë në grup.

Programi është planifikuar të mbahet në 8 qytete në Ballkan. Pas Tiranës stacioni i rradhës i programit do të jete Ohri, Gostivari, Prishtina dhe Mamusha.