Instituti Junus Emre mbron vlerat e Mehmet Akif Ersojit

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre hapi kursin e Gjuhës Turke në fshatin e babait të Mehemt Akif Ersojit. Në ceremoninë e hapjes së kursit të turqishtës ku ligjëruese do të jetë pro dekanja e Fakultetit të Filologjisë si dhe profesoreshë në Degen e Turkologjisë  pranë Univeristetit të Prishtinës zonja Nuran Malta-Muhaxherri, mori pjesë edhe drejtotri i drejtorisë për zhvillim strategjikë nga Instititin Junus Emre Prof.assoc. Şaban Köktürk, nënkryetari i komunës së Istogut zotri Lulzim Blakaj, drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Istogut zotri Agim Haxhiu, drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Pejës z. Besim Avdimetaj, drejtori i Institutit Junus Emre Dr. Mehmet Ülker, përgjegjësi dhe ligjëruesi i Institutit Junus Emre në Pejë Erdem Hamaratli, drejtoti i shkollës fillore “Mehmet Akif Ersoy” Besnik Nimonaj dhe mësimdhënësit e shkollës na mirëpritën. 

Ora e parë e kursit të turqishtes në shkollën fillore “Mehmet Akif Ersoj” filloj më 17/11/2016. Në fjalimin përshëndetës nënkryetari i Komunës së Istogut Lulzim Blakaj tha se me Turqinë kemi marrëdhënie pozitive në  fusha të ndryshme dhe po ashtu ai shprehu kënaqësinë e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Turqisë. Ndërsa drejtori i shkollës fillore “Mehmet Akif Ersoj” në Shushicë Besnik Nimonaj tha se nxënësit kanë qenë të interesuar për të mësuar turqishten dhe me hapjen e këtij kursi do të forcohen marrëdhëniet kulturore.

Ndërsa drejtori i Insititutit Junus Emre Dr. Mehmet Ülker tha se ndjehet krenar që me mbështetjen e Institutit Junus Emre do të mësohet turqishtja në fshatin e farefisit të poetit tonë kombëtar Mehmet Akif Ersojit. Ndërsa drejtori i zhvillimit strategjikë në Institutin Junus Emre, Prof.Asocc.Şaban Köktürk tha se në këtë kurs po shoh në sytë e secilit nxënës shpresë, vendosshmëri dhe sukses dhe se është i bindur se turqishten do ta mësojnë për një kohë të shkurt dhe në të ardhmen do ti vazhdojnë studimet e tyre në universitetet në Turqi.

Babai i Akifit, Tahir efendiu atëkohë u dërgua në Turqi për tu bërë imam i xhamisë në fshatin Shushicë ndërsa vendos të qëndroj në Stamboll ai martohet dhe lindë Mehmet Akifi  i cili luajti rolin kryesor në luftën kombëtare dhe me himnin që shkroi i dha forcë ushtrisë në krijimin e Republikës Turke. Turqia në çdo herë në çdo formë punon në përkrahjen dhe ruajtjen e kujtimeve për poetin kombëtarë duke mbështetur këtu fshatin në çdo formë.

Në këtë kontekst, xhamia e lartpërmendur e cila ishe shndërruar në gërmadha, u rindërtua në përputhje me origjinalin nga TIKA, ndërsa hapjen e xhamisë e kishte bërë Presidenti Rexhep Tajip Erdogan personalisht nëpërmjet telekonferencës.