Në YEE Tiranë filmi i këtij muaji: “Mrekullia”

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore në Institutin Junus Emre Tiranë, u organizua shfaqja e filmit. 
Në sallën e konferencave të Institutit Junus Emre Tiranë, do të organizohet shfaqja e filmit, të enjten e fundit të çdo muaji, në orën 17:30. Këtë muaj u shfaq filmi "Mrekullia".
Filmi “Mrekullia” me regjisor Mahsun Kırmızgül dhe në rolet kryesore Talat Bulut, Mert Turak dhe Seda Tosun u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.
Në vitin 1960 mësuesi me emrin Mahir (Talat Bulut) emërohet nga Izmiri në një nga qytetet e Lindjes. Filmi, që pati interes të madh nga shikuesit, është në zhanerin e komedisë dhe dramës. Ai tregon se pas çdo përvoje dashuria mund ti kapërcejë të gjitha pengesat.