Takimi i Iftarit në Tiranë.

Yazıcı-dostu sürüm

  Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Kahramanmarashit të martën në mbrëmje më 05 qershor, në Sheshin Nënë Tereza organizoi programin e iftarit. Në programin që u organizua në Sheshin Nënë Tereza, një nga sheshet më të mëdha në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, morën pjesë rreth një mijë vetë, ku ishin të pranishëm së bashku Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Z.Murat Ahmet Yörük, përfaqësues të ambasadës, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri si dhe përfaqësues nga institucionet shqiptare, akdemikë, përfaqësues të medias gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë. Ambasadori Yörük gjatë fjalës së tij përshëndetëse shprehu falenderimet e tij për të gjithë mysafirët që ju përgjigjën ftesës:- "Është nder dhe kënaqësi të jem së bashku me vëllezërit dhe miqtë tanë shqipëtarë. Ramazani është i rëndësishëm dhe i jep kuptim këtyre ditëve sepse në saj të tyre ne bashkohemi në iftar. Sofrat që organizohen nga institucionet turke dhe shoqata të ndryshme janë sofrat që kanë një vlerë shumë të madhe, pasi janë në ditët e Ramazanit, në këto netë të shenjta”. Ndërsa drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş, duke folur për rëndësinë dhe kuptimin e Ramazanit tha se:-"Ramazan do të thotë berqet dhe  ndarje e çdo gjëje. Ndjejmë kënaqësi kur ndajmë të njëjtën sofër me ju vëllezërit tanë Shqipëtarë. Ramazan do të thotë ndarje e miqësisë, prandaj dhe ne jemi sot me ju për të ndarë miqësinë tonë. Falenderoj Bashkinë Kahramanmaraş për mundësinë që na dhuroi për organizimin e këtij iftari. Dera jonë është e hapur për të gjithë ju”! -tha Demirbaş. Programi vazhdoi me recitmin e Kur'anit. Pas vaktit të iftarit dhe shfaqjes së artit në rërë nga Ramazan Yumrutepe programit i erdhi fundi.