Mësoni Turqisht
MËSIMDHËNIA E TURQISHTES NË QENDRAT TONA KULTURORE
Bazuar në kërkesat që vijnë në qendrat tona kulturore, zhvillohen kurse të turqishtes për grupe të niveleve të ndryshme. Në qendrat tona krahas kurseve të turqishtes së të folurit të përditshëm, organizohen edhe kurse private për turqishten profesionale, turqishten për fëmijë, klasa të përkthimit, turqishten e medias dhe shtypit.
PREFERENCA IME ËSHTË PROJEKTI I TURQISHTES
Me iniciativë të Institutit Yunus Emre, në institucione të arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë të shteteve si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia, Polonia, Japonia, Egjipti, Mali i Zi dhe Rumania; turqishtja zhvillohet si lëndë me zgjedhje ose si lëndë e detyrueshme “gjuhë e huaj e dytë”.
Në kuadër të projektit janë kryer veprimtari në lidhje me vendosjen e turqishtes si lëndë me zgjedhje gjuhë e huaj në kurrikulat mësimore zyrtare, janë krijuar plane mësimore dhe janë përgatitur sete mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm mbi mësimin e turqishtes si gjuhë e huaj.
MËSIMDHËNIA E TURQISHTES ATY KU NDODHENI
Instituti Yunus Emre falë bashkëpunimit me Kryesinë për Turqit dhe Komunitetet Fqinje Jashtë Vendit ka mundësuar për studentët fitues të bursës së Turqisë mësimin e gjuhës turke përpara se të nisen në Turqi, në qendrat e Institutit që ndodhen në shtetet e tyre.
Bursat e Turqisë: www.ytb.gov.tr
SHKOLLA VERORE E TURQISHTES
Programi i shkollës së përvitshme verore të turqishtes, realizohet me pjesëmarrje të kursantëve të Instituteve Yunus Emre që operojnë jashtë vendit dhe të miqve nga shtete të ndryshme që studiojnë në departamente të Turkologjisë jashtë vendit. Ata gjejnë mundësinë të praktikojnë në Turqi turqishten e mësuar në vendet e tyre. Në këtë organizim, studentët gjejnë rastin të zhvillojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe të njohin historinë e qyteteve që vizitojnë dhe vendet turistike.
Shkolla Verore e Turqishtes: turkceyazokulu.com.tr
MËSIMDHËNIA E TURQISHTES NË DISTANCË
Përmes Portalit të Mësimdhënies së Turqishtes në Distancë, i cili është përpiluar duke përdorur mundësitë e teknologjisë bashkëkohore, Instituti Yunus Emre synon të mundësojë mësimin e gjuhës turke në mënyrë të pavarur me kohën dhe vendin. Në këtë kontekst në Portalin e Mësimdhënies së Turqishtes në Distancë paraqiten hap pas hapi lista fjalësh dhe struktura gramatikore të përcaktuara sipas niveleve duke u mësuar nxënësve përmes aktiviteteve mbi bazën e katër aftësive themelore të gjuhës, strukturat që mund të përdorin shpesh në jetën e përditshme.
Portali i Mësimdhënies së Turqishtes: turkce.yee.org.tr
MËSONİ TURQİSHT ME VİDEO
Falë mësimeve në video, të përpiluar nga mësuesit tanë të turqishtes duke u bazuar në librat e mësimit "Shtatë Kontinentet Turqisht", mund të mësoni gjuhën turke pa shkuar në kurs. Videot e klasifikuara sipas temave, mund t'i ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.
MATERIALET MËSIMORE TË TURQISHTES
Instituti Yunus Emre, në kuadër të nevojave të fushës dhe cilësive të audiencës së synuar zhvillon kurrikula dhe studime për përmirësimin e materialeve duke u bazuar në metodat bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhës.
Turqishtja për Fëmijë (ÇİT)
Është përpiluar për audiencën e moshës 6-9 vjeç. Përbëhet nga 4 sete.
(Libri i mësimit, Libri i mësuesit, CD për dëgjim)
Mësoj Turqisht
Është përpiluar për dy nivelet A1 – A2 duke synuar audiencën e moshës 10-15 vjeç. Përbëhet nga 4 sete.
(Libri i mësimit, Libri i punës, CD për dëgjim)
Yedi İklim Türkçe
Është përpiluar për 6 nivele nga A1 deri në C2 duke synuar audiencën e moshës mbi 16 vjeç.
(Libri i mësimit, Libri i punës, Libri i mësuesit, CD për dëgjim)
Mësoj Fjalë Përmes Fotografive
Është një fjalor tematik i shoqëruar me fotografi për nivelin A1. Përbëhet nga 600 fjalë dhe aktivitete. Fjalët janë shënuar edhe me kuptimet e tyre në anglisht, rusisht dhe arabisht.
Libri i të Folurit dhe të Shkruarit
Krahas klubeve të shkrimit dhe të folurit në nivelin A1, janë përpiluar për t’u përdorur në kurset e turqishtes 186 materiale pamore të cilat përmbajnë aktivitete lidhur me to.
Libri i Aktiviteteve me Video
Janë përpiluar 32 video tematike të cilat përmbajnë aktivitete lidhur me videot dhe që shërbejnë për t’u përdorur në kurset e turqishtes të niveleve A1-A2.
PROVIMI I ÇERTIFIKIMIT TË TURQISHTES (TYS)
TYS, është një provim i çertifikimit të gjuhës, zhvilluar nga Instituti Yunus Emre me qëllimin për t’i dhuruar turqishtes një provim standart të vlefshëm ndërkombëtarisht dhe për t’u bërë mbështetje e politikave që lehtësojnë pranimin e studentëve të huaj. Kandidatët e suksesshëm në provimin që zhvillohet në shkallë ndërkombëtare 3 herë në vit; në rast se fitojnë të drejtën e arsimit në Turqi gëzojnë njëkohësisht mundësinë e mosprezencës në klasën përgatitore të gjuhës dhe kanë avantazhe të mëdha në aplikimet për punë.
TYS: tys.yee.org.tr
TRAJNIMI I MËSIMDHËNËSVE
Instituti Yunus Emre organizon programe të ndryshme trajnimi për mësimdhënësit duke plotësuar nevojën për staf të trajnuar në fushën e mësimdhënies së turqishtes si gjuhë e huaj.
Disa programe që organizon Instituti:
- Programe të çertifikimit të mësimdhënies së turqishtes si gjuhë e huaj
- Programe të çertifikimit të mësimdhënies së turqishtes si gjuhë e huaj për turkologët e huaj
- Seminare të arsimit të turqishtes si gjuhë e huaj
- Programe të integrimit ndërkulturor
- Programe trajnimi
PROVIME PËR STUDENTËT E HUAJ (YÖS)
Provimi për studentët e huaj (YÖS), është një provim në shërbim të studentëve të huaj që dëshirojnë të studiojnë në institucionet e arsimit të lartë në Turqi, rezultatet e të cilit mund t’i përdorin gjatë aplikimeve për pranim në këta institucione. Instituti ofron kontributin e tij në realizimin në kushte të përshtatshme dhe mjedise të sigurta të këtyre provimeve duke siguruar koordinimin e provimeve YÖS që ushtrohen jashtë vendit nga universitete me të cilat ka marrëveshje.
MËSIMDHËNIA E TURQISHTES ME METODA BASHKËKOHORE!
Tabela interaktive, mësimdhënës të çertifikuar, burime ndihmëse, postera me tematikë gjuhësore, materiale mësimore të përshtatshme për audiencën e synuar, klasa 8-16 vetash akomoduar në formatin U...
Instituti Yunus Emre; realizon në bazë ndërkombëtare mësimdhënie të gjuhës turke si gjuhë e huaj dhe në këtë kuadër sipas nevojave të studentëve, bazuar në metoda bashkëkohore, përpilon mjete dhe materiale mësimore.
I MËSOJMË BOTËS TURQISHTEN
Krahas kurseve të turqishtes të organizuara që nga viti 2009 deri më sot në qendrat tona jashtë vendit, me iniciativë dhe mbështetje të Institutit në kuadër të mësimdhënies së turqishtes si lëndë me zgjedhje dhe lëndë e detyrueshme gjuhë e huaj e dytë në shkollat shtetërore jashtë vendit dhe departamentet e Turkologjisë; kanë mësuar turqisht rreth 100.000 persona.