24 Nëntor - Dita e Mësuesit u festua me entuziazëm në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Në programin e organizuar nga Shkollat e Fondacionit Maarif në Shqipëri me rastin e ditës së mësuesit, më datë 25.11.2024 u mirëpritën me interes të gjerë performanca e muzikës turke përmes interpretimeve të nxënësve të Fondacionit Maarif dhe ekspozita “Copëza nga Kultura Turke” e përgatitur nga Instituti Yunus Emre.

Në programin që u mbajt në kuadër të 24 Nëntor-Ditës së Mësuesit në sallën e konferencave të Universitetit “New York” të Tiranës, i cili operon si pjesë e Fondacionit Maarif në fushën e arsimit, morën pjesë ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, atasheu i arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Metin Bulut, rektori i Universitetit “New York” të Tiranës Prof. Dr. Ali Güneş, koordinatori i Fondacionit Maarif të Turqisë për Shqipërinë z. Mesut Özbaysar, koordinatori i Institutit Yunus Emre në Shqipëri z. Oğuzhan Sakoğlu, sekretari i përgjithshëm i Universitetit “New York” të Tiranës Dr. Rıza Feridun Elgün, këshilltari për çështjet fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë z. Adem Gerlegiz, mësues me detyrë në Shiqpëri të Ministrisë së Arsimit të Turqisë, Fondacionit Maarif dhe Institutit Yunus Emre, studentë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, në fjalën e tij përshëndetëse u uroi ditën e mësuesit të gjithë mësuesëve dhe akademikëve duke cituar: “I kujtojmë me respekt dhe mirënjohje mësuesit tanë që ranë dëshmorë në krye të detyrës si dhe kryemësuesin tonë Mustafa Kemal Ataturk.”

Në këtë program të organizuar si frut i bashkëbunimit të Zyrës Arsimore pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Fondacionit Maarif në Tiranë dhe Institutit Yunus Emre në Tiranë, koordinatori i Institutit Yunus Emre për Shqipërinë, z. Oğuzhan Sakoğlu, uroi të gjithë mësuesit në ditën e tyre të shënuar duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe detyrën e çmuar që bartin mësuesit.

Pjesë e programit ishin gjithashtu stendat ku u ekspozuan materiale të ndryshme të mësimdhënies së gjuhës turke, të përpiluara nga Instituti Yunus Emre dhe ekspozita “Copëza nga Kultura Turke”, të cilat ngjallën interes të madh tek pjesëmarrësit.