Aktori Shqiptar Nik Xhelilaj u takua me admiruesit e tij

Yazıcı-dostu sürüm

Vazhdojnë aktivitetet tradicionale mujore online “Takimet e Junus Emresë”, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. I fuari i programit që u realizua në bashkëpunim me Institutet Junus Emre Prishtinë, Prizren dhe Pejë të mërkurën, më 24 Prill 2021 në orën 18.00 ishte aktori i njohur Nik Xhelilaj. Programi online u drejtua nga prezantuesja e dashur e televizioneve shqiptare Evi Reçi.

Xhelilaj ka tërhequr vëmendjen në Shqipëri, Gjermani dhe veçanërisht në Turqi me performacën e tij të suksesshme në shumë seriale dhe filma. Aktori tha se e filloi karrierën e tij me filmin “Trishtimi i Zonjës Schneider”, i cili u xhirua në Pragë. Me filmin “Shqiptari” arriti të fitonte famën ndërkombëtare.

Xhelilaj, i cili tha se e kishte kaluar periudhën e pandemisë në Berlin dhe Stamboll, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me jetën e tij si aktor. Ai theksoi se në këtë fushë gatishmëria, përpjekja, guximi dhe këmbëngulja janë shumë të rëndësishme.

Në program, pyetjeve të Ajten Ajeti Sedreni nga Prishtina se “Cili nga rolet që keni luajtur në seriale ka lënë gjurmë të paharrueshme tek ju?  dhe “Si kanë ndikuan serialet turke në karrierën tuaj?”, aktori iu përgjigj: “Roli që kam luajtur në serialin ‘Qyteti i Humbur’ ka lënë gjurmë të bukura në jetën time. Nga pikëpamja e jetës timë profesionale kam fituar eksperiencë në serialet televizive turke. Pas serialit të parë filluan të vijnë oferta të tjera. Unë kam bërë miq shumë të mirë në jetën time private. Unë e dua shumë Stambollin dhe ndihem si në shtëpinë time në Turqi.” Ai shtoi se ndoshta brenda këtij viti mund të takohet me nxënësit e Institutit Junus Emre Tiranë.

Programi, që përfundoi me pyetjet e kursantëve të turqishtes, u ndoq nga mijëra shikues.

Diğer Etkinlikler

Vazhdojnë aktivitetet mujore online “Takimet e Junus Emresë”, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. Autori...

Vazhdojnë aktivitetet mujore online ‘‘Takimet e Junus Emresë’’, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. I fuari...