Bashkëbisedimet e Junus Emresë

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktiviteteve kultur-art, Instituti Junus Emre në Tiranë nga 2017 organizon rregullisht çdo muaj programin "Bashkëbisedimet e Junus Emresë" ku këtë muaji kishte të ftuar ish kryeministrin e Shqipërisë, arkeologun Aleksandër Meksi.

Në bashkëbisedimin që u zhvillua në Mak Albania Hotel, Sallën Ilirya 1, ditën e martë, më 19 mars, ishin të pranishëm, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ish kryeministri arkeologu, Aleksandër Gabriel Meksi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombatare, Prof. Dr. Ferit Duka, Drejtori i Shtëpisë Botuese Plejad, Ndriçim Kulla, politikanë, përfaqësues të OJF-ve, drejtorë të shtëpive botuese, akademikë, përfaqësues të medias dhe studentë.

Ambasadori Yörük në fjalën e tij tha, "Perandoria Osmane, në rajonin gjeografik ku ndodhet sot Republika e Shqipërisë ku për gati 500 vite radhazi ka qenë e pranishme, ka realizuar punime ndërtimore gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Në këtë periudhë, është verifikuar se në Shqipëri, si vepra publike dhe vakëfe, janë ndërtuar rreth 1015 monumente arkitekturore. Natyrisht, ndër veprat e ndryshme arkitekturore që përhapen në këtë spektër të gjerë, xhamitë padyshim që zënë një vend të rëndësishëm. Kjo vepër me mund të madh e z. Meksi shërben për ti dhënë një mendim brezit të ri në lidhje me të kaluarën tonë të përbashkët si dhe ka nje rëndësi të madhe ndricuese për të ardhmen. Kjo vepër ka cilesinë si libri i parë që flet për historinë, arkitekturën dhe botkuptimin estetik të xhamive në Shqipëri."

Arkeologu Aleksandër Gabriel Meksi në fjalën e tij tha, "Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë tonë dhe të ndërtimeve në veçanti. Studimi i tyre ka mundësuar që të kuptojmë më mirë si ndërtimet e kohës, nivelin dhe shtrirjen e tyre, ashtu dhe të dëshmojë për dukuri të tilla historike, si rezistenca ndaj pushtuesit, procesi i islamizimit të popullsisë shqiptare dhe në përgjithësi, për periudhën e sundimit Osman në Shqipëri, fillimin e ngritjes ekonomike të vendit dhe, në veçanti, i qyteteve. Me këto studime është arritur të njihen më mirë dhe  kontributi i arkitektëve dhe ndërtuesve shqiptarë, si në atdheun e tyre ashtu dhe në qendrat e Perandorisë Osmane."

Ndriçim Kulla  theksoi, “Në 326 faqet e sajë janë përmbledhur gati të gjitha xhamitë që gjenden tek ne. Duke shfletuar të pesë pjesët përbërse të opusit, hyrje e të katër kapitujt, lexuesi i vëmendshëm vështron si në një kaleidoskop madhështor të faktografisë një vëllim pafundësishtë të pamasë informacioni   për historikun e secilës xhami, të vendosura në çdo cep të urbanistikës së pothuajse të çdo qyteti dhe qyteze tonë, gjatë një rendi kronologjik që shtrihet për skaj pesë shekujsh të ekzistencës sonë. Të ngritura në zemër të shesheve qëndrore të shumicës dërmuese të këtyre qyteteve të vjetra, ato krahës me rolin ritualistik e edukativ që luajtën për tërë shtresat e popullsisë sonë, zbukuruan me tipare estetike të shkallës sipërore pamjen e përjetshme të këtyre shesheve magjike. E bashkë me këtë rezatuan pozitivisht edhe në kultivimin e së bukurës te paraardhësit tanë.”

Në fjalën e tij mbyllëse, drejtori i Institutit, Ömer Osman Demirbaş, kjo vepër është njësoj si vëllazëria dhe miqësia jonë ku arkitektura dhe arti kanë një vend të shenjtë në të kaluarën tonë të përbashkët dhe falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen në program.

Bashkëbisedimit përfundoi me dhënjen e dhuratës për autorin e veprës arkeologun Alaksandër Gabriel Meksi nga ana e Ambasadorit,  Yörük.