Bashkëbisedimet e Junus Emresë në Tiranë 2

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të aktiviteteve artistiko-kulturore, Instituti Junus Emre në Tiranë, zhvillon rregullisht çdo muaj programin “Bashkëbisedimet e Junus Emresë” me të ftuar dhe tema të ndryshme nga njëra-tjetra.

Më 15 maj, ditën e martë u organizua programi i dytë "Bashkëbisedimet e Junus Emresë", ku në kolltukun e të ftuarit ishte Zv. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, z. Alban Foçi. Në bisedën që u mbajt në sallën e konferencave të Institutit Junus Emre në Tiranë, në orën 19:00, ishin të pranishëmakademikë, përfaqësues të OJF-ve, përfaqësues të medias dhe studentë.

Drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş në fjalën e tij përshëndetëse ku shpjegoi për Institutin Junus Emre dhe bashkëbisedimet mujore, ndër të tjera theksoi se falenderon Universitetin e Tiranës dhe në veçanti shprehu mirënjohjet për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe studentët e degës së Turkologjisë për interesin që kanë për turqishten dhe institutin tonë.

Z. Demirbaş tha se, " Ashtu si Instituti Junus Emre në të katër anët e botës edhe Instituti Junus Emre në Tiranë nuk ka për qëllim vetëm mësimin e gjuhës dhe kulturës turke, por dhe të forcojë lidhjet kulturore dhe marrëdhëniet në vendin ku ndodhet.  

Dashamirësit e Turqisë dhe turqishtes treguan interes të madh për bisedën me Zv. Dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Dr. Alban Foçi ku u trajtua e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e Turqishtes në Shqipëri.

Zv. Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Dr. Alban Foçi në fjalën e tij theksoi rëndësinë e turqishtes nga e kaluara deri në ditët e sotme në Shqipëri dhe se Instituti Junus Emre është kontribues i madh për rritjen e interesimit të gjuhës turke. Z. Foçi tha se: "Kohët e fundit turqishtja ka një interes të madh dhe të kuptuarit e atyre çfarë unë thashë është një provë e këtij interesimi.

Z.Foçi foli dhe për ecurinë e gjuhës turke që nga zanafilla e përhapjes së saj me pushtimin e Perandorisë Osmane  deri në ditët e sotme.

Z.Foçi theksoi se për të bërë hulumtime në fushën e kulturës dhe historisë shqiptare duhet të njohësh osmanishten, duke u dhënë një lajm të mirë pjesëmarrësve gjithashtu njoftoi punimet për hapjen e Qëndrës Kërkimore Shqiptaro-Turke, si pjesë e rëndësishme e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kjo qëndër do vijë si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Tiranës me Ambasadën Turke në Tiranë.Duke folur për rëndësinë e gjuhës turke Z.Foçi tha ndër të tjera: “Të disj osmanisht do të thotë të dish të shkuarën e shtetit. Një popull pa e njohur të shkuarën e tij nuk mund të ecë dot përpara”.Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kërkimit në arkiva si dhe zbulimit të historisë përmes fakteve të dokumentuara ndër shekuj.Ndërsa sa i përket gjuhës turke në ditët e sotme z.Foçi tha: “ Turqishtja është një degë që po rilind”- duke sjellë kështu në vemendje përparësitë që kjo gjuhë ofron sot si në aspektin shkencor ashtu edhe në tregun e punës.“Këtë vit festojmë 20 vjetorin e hapjes së Degës së Gjuhës Turke e cila deri në shtator do kthehet në departament të mirëfilltë”.

Z.Foçi foli dhe për numrin e studentëve të cilët janë në shtim nga viti në vit dhe se tashmë prestigji i kësaj dege ka filluar të rritet.

Në përmbyllje të fjalës së tij Prof. Dr. Alban Foçi falenderoi të pranishmit për pjesmarrjen dhe dha mesazhe motivuese për gjithë studentët të cilët kanë pasion gjuhën turke.

Në bashkëbisedimin, ku u trajtua e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e Turqishtes në Shqipëri, duke theksuar rritjen e numrit të popullsisë në Shqipëri që dëshirojnë të mësojnë, dinë dhe njohin turqishten, kishte si qëllim shkëmbimin e mendimeve për rëndësinë dhe vendin e turqishtes në Shqipëri duke përmendur përshtypjet ndaj Turqisë dhe gjuhës turke nga perspektiva e Shqiërisë.

Bashkëbisedimi që u pëlqye shumë nga pjesëmarrësit, pasi Zv. Dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, z. Alban Foçi iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve, programi përfundoi me dorëzimin e dhuratës që drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş kishte përgatitur për Zv. Dekanin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, z. Alban Foçi.