Ceremonia e Shpërndarjes së Certifikatave të Akademisë së Medias 3

Yazıcı-dostu sürüm

Akademia e Medias 3 u realizua nga Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Radiotelevizionin e Turqisë (TRT) për të shkëmbyer me Shqipërinë përvojën dhe informacionin që ka Turqia në fushën e medias. Pas përfundimit të trajnimit për pjesëmarrësit u organizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave.

Në programin e trajnimit online 10 ditor të Akademisë së Medias 3, trajnerët nga Turqia eksperti i TRT Haber z. Abdullah Yavuz, producentia e medias sociale të TRT World znj. Saliha Eren, producenti për videot dixhitale dhe planifikimin i TRT World z. Ashfaaq Carim, producenti ekzekutiv i TRT World nga Drejtoria Ndërkombëtare e Lajmeve Dixhitale z. Emre Ünal, trajnuan 25 pjesëmarrës.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave që u zhvillua më 22 qershor 2022, në sallën e konferenca të Institutit Junus Eme Tiranë, morën pjesë sekretarja e tretë e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë znj. Alanur Yazıcı, Atasheu i Arsimit të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë z. Metin Bulut, përfaqësuesit e institucioneve turke në vend, anëtarë të medias si dhe akademikë dhe studentë.

Koordinatori i Institutit z. Ömer Osman Demirbaş, i cili e nisi programin duke falenderuar të gjithë të ftuarit për praninë e tyre, u shpreh se ishte krenar për vëmendjen që kanë tërhequr aktivitetet e organizuara nga Insituti Junus Emre Tiranë. Ai shtoi se: “Media është një nga sektorët më të rëndësishëm në botë. Për të kontribuar në këtë sektor, ne vendosëm të krijojmë një urë lidhëse mes dy vendeve dhe të japim një kontribut në rritjen profesionale të përfaqësuesve të mediave për të ardhmen. Për këtë qëllim organizuam programin e trajnimit 10 ditor Akademia e Medias. Falenderojmë për mbështetjen në realizimin e këtij programi TRT-në dhe trajnerët.”

Programit përfundoi me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Diğer Etkinlikler

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...

Akademia e Medias 2 u realizua nga Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në...

Në kuadër të Takimeve të Junus Emresë, më 13 korrik 2021, Drejtori i Institutit Junus Emre për Mësimdhënien e...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....