“Ditët e Turqisë” në Shqipëri.

26/09/2018

Në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë u zhvillua ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të veprimtarisë “Ditët e Turqisë”, organizuar nga Instituti Junus Emre në bashkëpunim me Ambasadën Turke në Tiranë.

Në programin e realizuar me pjesëmarrjen e Kryekëshilltarit të Presidentit të Turqisë z.Hajdar Ali Yıldız, Ambasadorit të Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Këshilltarit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Abaz Hado dhe Drejtorit të Institutit Junus Emre në Tiranë z.Ömer Osman Demirbaş, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë. 

Në fjalën e hapjes që mbajti Kryekëshilltari i Presidentit z.Yıldız përcolli përshendetjet e Presidentit z.Rexhep Tayyip Erdogan, dhe urimin që kjo veprimtari të jetë e dobishme  në unitetin dhe vëllazërinë në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri. Yıldız, i cili theksoi se Turqia dhe Shqipëria janë dy shtete që e kanë prejardhjen nga një traditë e përbashkët historike dhe kulturore, ku mbizotëron paqja dhe vëllazëria e rendit të ndërtuar mbi drejtësinë dhe mëshirën që ka vazhduar prej bashkëjetesës shumëvjeçare me osmanët, tha se: “Këtu kemi shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që mësojnë turqisht në Institutin Junus Emre. Në Turqi kemi shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që studiojnë në universitete të ndryshme. Kemi shumë biznesmenë që kanë ardhur nga Turqia për të investuar këtu. Jam i bindur që me vazhdimësinë e unitetit dhe vëllazërisë, fituese do të jetë Turqia, fituese do të jetë Shqipëria, fitues do të jetë uniteti dhe vëllazëria jonë”.     

Edhe Këshilltari i Kryetarit të Bashkisë Tiranë z.Hado shprehu kënaqësinë për miqtë e tij të fortë që e duan Shqipërinë njësoj si Turqinë. Z.Hado u shpreh se: “Ne sot po krijojmë marrëdhënie të reja me të gjitha institucionet turke si Instituti Junus Emre dhe TIKA. Ne mirëpresim projektet e realizuara nga TIKA në fushën e restaurimit të veprave kulturore, si edhe projektet e realizuara nga Instituti Junus Emre në Tiranë dhe qytete të tjera”.      

Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Tiranë z.Yörük në fjalën e tij, ku nënvizoi faktin qëTurqia është një shtet me një qytetërim të rrënjosur thellë, u shpreh se: “Në rrënjët tona ka pak Azi, ka pak Kaukaz, ka pak Lindje të Mesme, ka pak Afrikë, ka pak Ballkan dhe pak Evropë. Faktikisht në tërësinë e qytetërimit turk ka me mijëra kultura, mijëra prejardhje, mijëra tradita dhe zakone”.

Veprimtaria e realizuar edhe me pjesëmarrjen e bashkive të shumta të ardhura nga Turqia, ku do të prezantohet kultura, arti, muzika dhe gastronomia turke, do të vazhdojë deri më 27 Shtator.