Ekspozita e Pikturës “Çfarë na Transmeton Junusi?”

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të vitit 2021 si Viti i Junus Emresë, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin e Rinisë Turke (TÜGVA), Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë dhe Air Albania organizuan ekspozitën e pikturës “Çfarë na Transmeton Junusi?”.

Punimet e artistëve të rinj që morën pjesë në konkurs nga Shqipëria, Turqia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ishin pjesë e ekspozitës që u hap në Galerinë FAB më 8 shtator 2021.

Në ekspozitën që u ndoq me interes të madh nga media dhe artdashësit, morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Kryetari i TÜGVA z. Enes Eminoğlu, Zv. Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe z. İsmail Hakkı Turunç, Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura z. Artan Peqini, Drejtori Ekzekutiv i Air Albania z. Sinan Dilek, Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş dhe diplomatët e Ambasadës së Turqisë.

Në fjalimet e tyre, anëtarët e protokollit folën për mesazhet universale të poezive të Junus Emresë si paqja, humanizmi etj.

Pas ceremonisë, fituesit do të bëjnë një udhëtim në Turqi.

Diğer Etkinlikler

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë u çel ekspozita e Kaligrafisë “Ajetet Kuranore”

Në hapjen e ekspozitës së...

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë u çel ekspozita e Kaligrafisë “Ajetet Kuranore”

Në hapjen e ekspozitës së...

Më datë 05 shtator 2021, qytetarët ndoqën me shumë interes programin e "Aktivitetit Përshëndetës" të zhvilluar në...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....