Familjet turke që jetojnë në Tiranë u bashkuan për një mëngjes turk tradicional.

Yazıcı-dostu sürüm

Më 26 Tetor 2024 u zhvillua një program mëngjesi, që u organizua nga Instituti Yunus Emre në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve turq që jetojnë në Tiranë së bashku me familjet e tyre.

Në takimin e mëngjesit të mbajtur në institutin tonë së bashku me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave morën pjesë edhe qytetarë turq, me familjet dhe fëmijët e tyre.

Koordinatori i institutit tonë Oğuzhan Sakoğlu, Atasheu i Arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë Metin Bulut, Kordinatori Për Shqipërinë i Fondacionit Turk Maarif Mesut Özbaysar, sekretari i përgjithshëm i Universiteti New York të Tiranës Dr. Rıza Feridun Elgün  dhe Atasheu për Shërbimet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë Adem Gerlegiz gjatë  fjalës së tyre përshëndetëse informuan të ftuarit në lidhje me aktivitetet që organizohen e institucioneve që përfaqësojnë në Shqipëri.

Koordinatori i Institutit tonë Oğuzhan Sakoğlu, i cili mbajti fjalën përshëndetëse në takimin e mëngjesit, shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e qytetarëve turq në Institutin tonë dhe informoi të ftuarit në lidhje me programet dhe aktivitet që organizohen në Institutin tonë.

Familjet që morrën pjesë në program shprehën mirënjohje dhe falenderim për programin e mëngjesit.

Më pas të ftuarit patën mundësi të njiheshin dhe të bisedonin në atmosferën e mëngjesit në Shtëpinë Turke të institutit tonë.

Diğer Etkinlikler

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...

Më 20 prill 2022, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Junus Emre Tiranë në...

Kuzhina turke, e cila renditet e para ndër kuzhinat botërore, promovohet në të gjithë botën nga Instituti Junus Emre në...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....