Festivali i Kitarës në Shqipëri
Kitaristi i njohur turk Dr. Celil Refik Kaya mori pjesë në Albania Guitar Festival të organizuar në Pallatin Presidencial me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Insitutit Junus Emre Tiranë. Koncerti, filloi të enjten më 8 Korrik 2021, pas prezantimit të kitaristit nga Drejtori i Festivalit z. Denis Bizhga, dhe tërhoqi vëmendjen e madhe të artdashësve shqiptarë.
Dr. Celil Refik Kaya dhuroi një mbrëmje të paharrueshme në kitarë për publikun tiranas duke formuar nëpërmjet muzikës një sintezë ndërmjet lindjes dhe perëndimit nga tradicionalja drejt universales.
Në koncertin që u ndoq me interes të madh nga media dhe artdashësit, morën pjesë Ministria e Kulturës znj. Elva Margariti, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, Ambasadori japonez z. Takada Mitsuyuki, Ambasadori Spanjoll z. Vicente Canelles Montero dhe drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş.
Në kuadër të festivalit që organizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe disa organizatave kulturore, morën pjesë kitaristë profesionistë nga Kolumbia, Italia, Rusia dhe Spanja. Festivali do të mbyllet ditën e shtunë më 10 Korrik.