Filluan Aplikimet për Konkursin e Teknologjisë TEKNOFEST 2020!
Po fillon përsëri emocioni i TEKNOFEST, një nga festivalet më të mëdha të aviacionit në botë.
Garat e Teknologjisë janë pika më e fortë e Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST, i cili do të zhvillohet në Gaziantep, në datat 22-27 Shtator.
Në kuadër të TEKNOFEST 2020 në Gaziantep, gjatë të cilit do të zhvillohen konkurse të teknologjisë në 21 kategori të ndryshme, në ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit do të jenë pjesë e programit: Konkursi i Risive të Bioteknologjisë, Konkursi i Teknologjive Arsimore, Konkursi i Projektimit të Helikopterëve, Konkursi i Projektimit të Motorit Jet, Konkursi i Teknologjive Bujqësore, Konkursi i Teknologjive të Mjedisit dhe Energjisë, Konkursi i Transportit Inteligjent.
Synohet të rritet interesi i brezave të rinj në Turqi për prodhimin dhe zhvillimin e teknologjisë kombëtare. Për të mbështetur projektet e mijëra të rinjve që punojnë në këtë fushë, do të ofrohen materiale me vlerë mbi 4 milion TL, për ekipet që kanë kaluar fazën e paraprake të përzgjedhjes. Ekipet që do të kualifikohen për të marrë pjesë në TEKNOFEST 2020 në Gaziantep do të fitojnë çmime me vlerë mbi 3 milion TL.
Nëse dëshironi të ndani edhe këtë vit me ne emocionet dhe të jeni pjesë e familjes TEKNOFEST, mund të aplikoni në linkun më poshtë:
LİNK : www.teknofest.org/yarismalar.html
Konkurset që do të zhvillohen gjatë TEKNOFEST 2020 janë si më poshtë:
Për nxënësit e shkollës fillore dhe arsimit të mesëm të ulët:
• Konkursi i Teknologjive për Përfitimin e Njerëzimit
• Konkursi i Projektimit të Makinave të Fluturimit
• Konkursi i Teknologjive Arsimore
• Konkursi i Transportit Inteligjent
• Kupa Botërore Drone
• Hack Zeugma
Për nxënësit e gjimnazeve:
• Konkursi i Teknologjive për Përfitimin e Njerëzimit
• Konkursi i Teknologjive Arsimore
• Konkursi i Teknologjisë së Mjedisit dhe Energjisë
• Konkursi i Transportit Inteligjent
• Konkursi i Projektimit të Helikopterëve
• Konkursi i Projektimit të Makinave të Fluturimit
• Konkursi i Sistemeve Nënujore pa Pilot
• Konkursi i Raketave
• Konkursi Robotik
• Konkursi i Automjeteve Autonome të Pasagjerëve -Robotaxi
• Konkursi i Teknologjive Bujqësore
• Konkursi i Risive të Bioteknologjisë
• Kupa Botërore e Dronit
• Hack Zeugma
Për studentët në universitet dhe të rriturit;
• Konkursi i Teknologjive për Përfitimin e Njerëzimit
• Konkursi i Teknologjisë së Mjedisit dhe Energjisë
• Konkursi i Projektimit të Makinave të Fluturimit
• Konkursi i Teknologjive Arsimore
• Konkursi i Transportit Inteligjent
• Hack Zeugma
• Kupa Botërore e Dronit
• Konkursi e Sistemeve Nënujore pa Pilot
• Konkursi i Raketave
• Konkursi i Automjeteve Autonome të Pasagjerëve-Robotaxi
• Konkursi i Teknologjive Bujqësore
• Konkursi i Risive të Bioteknologjisë
• Sfidat e Efikasitetit të Automjeteve Elektrike
• Konkursi i Makinave Ajrore pa pilot
• Konkursi i Projektit Kërkimor të Studentëve
• Konkursi i Modeleve Satelitore
• Konkursi i Projektimit të Motorit Jet
• Konkursi i Simulimit të Fluturimeve të Makinave Ajrore pa Pilot
• Konkursi i Projektimit të Helikopterëve
• Travel Hackathon
28 SHKURT është DITA E FUNDIT e regjistrimit në konkursin TEKNOFEST 2020 në Gaziantep.