×

Error message

Notice: unserialize(): Error at offset 4 of 4 bytes in variable_initialize() (line 1202 of /home/yeeorg/public_html/includes/bootstrap.inc).

Iftari Tradicional në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Më 20 prill 2022, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe organizuan për herë të tretë Iftarin tradicional.

Në aktivitetin e organizuar për një mijë vetë në Parkun Olimpik të Tiranës, morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, zv. Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe z. İsmail Hakkı Turunç, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, Ministria e Punëve të Jashtme znj. Olta Xhaçka, Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Elisa Spiropali, Kryetarja e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit të Shqipërisë znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneralmajor Bajram Begaj, Ambasadorja e ShBA znj. Yuri Kim, i Ngarkuari me punë i Katarit në Shqipëri z. Abdulaziz Al-Sahli, Ambasadori i Serbisë z. Slobodan Vukčević, i Ngarkuari me Punë i Algjerisë z. Ridha Nebais, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi dhe shumë të ftuar të tjerë.

Përgjatë programit, i cili nisi me recitimin e Kuranit, u shfaqën videot prezantuese të Institutit Junus Emre dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Pas publikimit të videove e mori fjalën Koordinatori i Institutit Junus Emre Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş i cili falënderoi institucionet turke dhe shqiptare për kontributin e tyre në organizimin e iftarit.

Zv. Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe z. İsmail Hakkı Turunç, në fjalën e tij theksoi se Gjysmëhëna e Kuqe është një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë. Ai shtoi se: “Ne shkojmë në çdo shtet të botës ku ka probleme njësoj siç shkojmë në rajonet e vendit tonë.  Sepse në kuadrin e kulturës tonë, besimit dhe vlerave tona, nëse një njeri është i shtypur, nëse një komb është në nevojë ose ka probleme, duhet t'i vijnë në ndihmë atij njeriu, atij populli, atij shteti.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij përshëndetëse tha se muaji i Ramazanit është muaj i të kuptuarit të rëndësisë së të qenit mirënjohës për atë që kemi dhe rëndësisë së solidaritetit me ato familje dhe njerëz që janë në nevojë. Ai gjithashtu falenderoi Kryetarin e Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj për mbështetjen e tij në organizimin e iftarit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Veliaj, duke u shprehur se është shumë krenar që është pjesë e iftarit, shtoi: “Ne mund të vijmë nga kombe të ndryshme, mund të kemi besime të ndryshme, mund të jetojmë në situata të ndryshme, mund të bëjmë punë të ndryshme, ama kur jemi bashkë jemi të pamposhtur”.

Pas lutjes së iftarit, programi, i cili pati një interesim shumë të madh, u mbyll me koncertin e Doç. Dr. Abbas Yahya dhe ekipit të tij.

Diğer Etkinlikler

Kuzhina turke, e cila renditet e para ndër kuzhinat botërore, promovohet në të gjithë botën nga Instituti Junus Emre në...

Vazhdon edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit Jazz in Albanıa, në të cilin marrim pjesë rregullisht që...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....

Kitaristi i njohur turk Dr. Celil Refik Kaya mori pjesë në Albania Guitar Festival të organizuar në Pallatin...