Instituti Yunus Emre Tiranë feston 15 vjetorin e themelimit me një koncert madhështor.
Me datë 21 dhjetor 2024, Anıl Şallıel dhe Mareechi Asu së bashku me grupin e tyre ofruan për spektatorët një performancë të paharrueshme në Tiranë në Koncertin e Xhazit Turk “Fllade nga Anadolli” të organizuar nga Instituti Yunus Emre.
Ky koncert, i mbajtur në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë në kuadër të turneut Ballkanik të Muzikës së Xhazit Turk “Fllade nga Anadolli”, u ndoq me interes të madh nga publiku i Tiranës.
Në koncert ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Tayyar Kağan Atay, ambasadori i Azerbajxhanit në Tiranë z. Anar Huseynov, rektori i Universitetit të Arteve në Tiranë Prof. Dr. Erald Bakalli, koordinatori i Institutit Yunus Emre Shqipëri z. Oğuzhan Sakoğlu, shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë në Institutin Yunus Emre znj. Zeynep Ertürk, përfaqësues të trupave diplomatikë, përfaqësues të institucioneve dhe fondacioneve turke në Shqipëri, artistë, akademikë dhe shumë artdashës.
Në fjalën përshëndetëse përpara koncertit, koordinatori i Institutit Yunus Emre Shqipëri z. Oğuzhan Sakoğlu teksa u shpreh se këtë vit Instituti Yunus Emre Tiranë feston 15 vjetorin e themelimit dhe se Instituti zhvillon aktivitete për promovimin në mbarë botën të trashëgimisë kulturore, arteve e muzikës tradicionale të Turqisë dhe të gjuhës turke, theksoi se në repertorin e këtij koncerti bënin pjesë veprat më të zgjedhura të shumë qyteteve të Anadollit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i Universiteti të Arteve në Tiranë Prof. Dr. Erald Bakalli shprehu kënaqësinë e tij të madhe për faktin që koncerti i Xhazit Turk “Fllade nga Anadollit” u mbajt në ambientet e Universitetit dhe për mikpritjen e këtij koncerti duke thënë: “Ky koncert unik, paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta midis Turqisë dhe Shqipërisë.”
Anıl Şallıel i cili ndau me publikun ndiesitë e tij gjatë koncertit, teksa shprehej se po realizonin në Tiranë koncertin e nëntë të turneut ballkanik shtoi: “Jemi sot këtu në këtë mbrëmje për të përcjellë nëpërmjet muzikës mesazhin universal të Yunus Emresë, sloganin e tij 'Ejani, le të njihemi'.”
Në fjalën e tij Mareechi Asu, një nga artistët që performuan në skenë theksoi se muzika dhe poezia e Anadollit përmban mesazhet e unitetit, bashkimit dhe dashurisë duke u shprehur se në këto koncerte ata kanë ngjizur së bashku muzikën, poezinë dhe kulturën e vyer të Anadollit.
Koncerti u mbyll me një kokteil për të pranishmit pas dhurimit të luleve për artistët.