Interes i gjerë nga qytetarët e Tiranës për Shigjetarinë Tradicionale Turke.

Yazıcı-dostu sürüm

Më 16 nëntor 2024, në Parkun e Liqenit të Tiranës u organizua një aktivitet në natyrë, ku u prezantua Shigjetaria Tradicionale Turke për qytetarët e Tiranës.

Trajnimi që zgjati rreth dy orë, tërhoqi një vëmendje të dendur nga qytetarët e Tiranës. Aktiviteti u ndoq nga pjesëmarrës të të gjitha grupmoshave, të cilëve iu prezantuan rregullat bazë të Shigjetarisë Tradicionale Turke.

Pas një trajnimi të drejtuar nga instruktori i Shigjetarisë Tradicionale Turke Abdussamed Dani, pjesëmarrësit përjetuan emocionet e prezantimit të parë me shigjetarinë dhe shprehën kënaqësinë për mundësinë e krijuar.