Java e Filmit Turk në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Tirana ishte ndalesa e parë e Javës së Filmit Turk që do të zhvillohet në 20 qytete të ndryshme të botës me kontributin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinemasë që ka për qëllim njohjen dhe përhapjen e sektorit të kinematografisë turke. Në sallën e Kinema Millenium në Tiranë, Shqipëri në datat 26 - 30 maj 2019, për 5 ditë me radhë u shfaqën 6 filma falas duke përfshirë edhe një film për fëmijë.

Në kuadër të Javës së Filmit Turk, u zhvillua bashkëbisedim me znj. Perihan Savaş dhe z. Gürkan Uygun emrat më të spikatur të kinemasë dhe teatrit turk.

Hapja e Javës së Filmit Turk u realizua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, politkanëve, antarëve të OJQ-ve, akademikëve, gazetarëve, studentëve dhe shqiptarëve dashamirës të kinemasë më 26 maj 2019, në Kinema Millennium, ora 19.00.

Veprimtaria u hap me filmin dramë "Hajdutët e Pëllumbave", me regji të Osman Nail Doğan dhe në rolet kryesore me aktorët Seyit Nizam Yılmaz, Mert Buğra Tataroğlu dhe Gökhan Yıkılkan.

Dita e dytë vazhdoi me filmin për fëmijë "Çdo Ditë Një Fëmijë" me regjisor Sinan Sertel dhe në rolet kryesore luanin aktorët Cemil Büyükdögerli, Mehmet Usta dhe Denizhan Akbaba. Ndërsa në mbrëmje vazhdoi me filmin dramë "Vapa e Verdhë" me regjisor Fikret Reyhan dhe në rolet kryesore luanin Umut Alagül, Akan Atakan dhe Ersin Buyar.

Në ditën e tretë u shfaqë filmi komedi "Mollët e Tharta" me regji Yılmaz Erdoğan, në rolet kryesore luanin aktorët Devrim Yakut, Farah Zeynep Abdullah dhe Yılmaz Erdoğan.

Në ditën e katërt të Javës së Filmit Turk, më 29 maj 2019, u realizau bashkëbisedimi me znj. Perihan Savaş, një nga emrat më të spikatur të kinemasë dhe teatrit turk.

Në bashkëbisedimin e moderuar nga Suat Köçer, Perihan Savaş foli për aventurën e saj nga fillimet në teater deri më ditët e sotme. Përvojën e saj të parë në aktrim e filloi kur ishte pesë vjeç duke hyrë në Departamentin e Fëmijëve në Teatrin e Qytetit të Stambollit dhe hapin e parë për në kinema e ka hedhur në vitin 197, tha Savaş. Ajo tha që filmi Bedrana zë një vend shumë të rëndësishë në karrierën e jetës time. Në vitet 90, përveç kinemas dhe teatërit filloi të merrte pjesë në seriale. Kam luajtur në më shumë se 110 filma artistikë dhe  në më shumë se 20 seriale, theksoi Savaş. Ju drejtuan pyetje edhe rreth rolit që ka aktoria e suksesshëme te seriali Çukur që ende vazhdon.

Në fjalën e tij, Suat Köçer tha, “Perihan Savaş është një aktore e rëndësishme ku doli në plan të parë në tetatrin, kinemanë dhe televizonin turk. Ka luajtur në 130 filma ku ka marrë çmim në shumë filma si brënda ashtu edhe jashtë vendit. Perihan Savaş, ka një vend shumë të rëndësishëm në kinemanë turke. E cila ka luajtur në shumë filma të rëndësishëm si Karılar Koğuşu, Bedrana, İpekçe, Kaşık Düşmanı,  është një aktore që ka punuar me regjisorët më të rëndësishëm të kinemasë turke".

Pas bashkëbisedimit, u shfaq filmi dramë "Vdekja e të Dashuruarve" me regji të Mesut Uçkan dhe në rolet kryesore Perihan Savaş, Yalçın Gülhan dhe Başak Zebil.

Java e Filmave Turk përfundoi me bashkëbisedimin e Gürkan Uygun, , një nga emrat më të spikatur të kinemasë dhe teatrit turk. Në bashkëbisedimin e moderuar nga Suat Köçer, Gürkan Uygun tha, “nuk isha një student i suksesshëm, por në jetën time të teatrit dhe kinemasë mi dha të gjitha xhokerat. Jeta ime ndryshoi pasi u njoha me regjisorin e famshëm Osman Sınav”, tha ai. Në Shqipëri Uygun më shumë njihet si Memati, prandaj dhe pyetjet e bëra ishin në lidhje me serialin Lugina e Ujqërve. Pyetjes, Çfarë duhet bërë për t'u bërë një aktor i suksesshëm? “Duhet të jeni të disiplinuar dhe me moral. Duhet të jeni në kontakte të vazhdueshme me njerëzit dhe shokët në rol”, tha Uygun.

Në fund të aktiviteti u shfaq filmi dramë " Letër Lamtumire në Vapën e Ankarasë" me regji të Kemal Uzun, në rolet kryesore CAN Cindoruk, Gürkan Uygun dhe İpek Tuzcuoğlu.