Java e Filmit Turk në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Tirana ishte ndalesa e gjashtë e Javës së Filmit Turk që do të zhvillohet në 6 qytete të ndryshme të botës me kontributin e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinemasë që ka për qëllim njohjen dhe përhapjen e sektorit të kinematografisë turke. Në sallën e Kinema Millennium në Tiranë, Shqipëri në datat 22 – 26 nëntor 2021, për 5 ditë me radhë u shfaqën 5 filma pa pagesë duke përfshirë edhe një film për fëmijë.

Hapja e Javës së Filmit Turk u realizua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, politikanëve, antarëve të OJF-ve, akademikëve, gazetarëve, studentëve dhe shqiptarëve dashamirës të kinemasë më 22 nëntor 2021, në Kinema Millennium, ora 13.30.

Aktiviteti u hap me filmin dramë “Mrekullia në Qelinë Nr.7”, me regji të Mehmet Ada Öztekin dhe në rolet kryesore me aktorët Aras Bulut İynemli dhe Nisa Sofiya Aksungur.

Dita e dytë vazhdoi me filmin “Për Ne Kampion” me regji të Katıksız dhe në rolet kryesore luanin aktorët Ekin Koç, Farah Zeynep Abdullah dhe Fikret Kuşkan.

Në ditën e tretë dhe të katërt aktiviteti vazhdoi me filmin për fëmijë “Rafadan Tayfa Aventura në Tunel” me regji të İsmail Fidan dhe filmin e parë me metrazh të gjatë të Cem Özay “Falja”.

Më 26 nëntor 2021, në ditën e fundit të Javës së Filmit Turk u zhvillua promovimi i librit dhe shfaqja e filmit “Kandidati për Kryetar” të Ercan Kesal-it, një ndër emrave më të spikatur të kinemasë turke.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij u shpreh se Kesal është një njeri i madh i kulturës dhe artit turk.

Yörük tha se "Jam shumë i lumtur që pres Ercan Kesal-in, një artist, një mendimtar, një shkrimtar, i cili është një nga vlerat më të mëdha që ka kinemaja dhe letërsia bashkëkohore turke. Sigurisht, Turqia ka këtu një ekip shumë të fortë, për të treguar vlerat e kulturës turke.”

Ndërsa Drejtori i Insitutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş deklaroi se gjatë kësaj jave janë shfaqur filmat turq që janë ndjekur shumë nga publiku.

Drejtori i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” z. Rexhep Hida theksoi se shtëpia botuese në fjalë përkthen dhe boton vepra të autorëve turq.

Pas fjalës përshëndetëse, Kesal ndau eksperiencën e tij me të pranishmit dhe theksoi se me filmin dhe librin “Kandidati për Kryetar” përpiqet të tregojë jetën e një personi që ndjek pushtetin dhe lojërat e tij.

Kesal u shpreh se filmat që ka shkruar dhe ku ka marrë pjesë, më së shumti mund të klasifikohen si arti i kinemasë dhe shtoi se është nga ata persona që besojnë se kinemaja është një institucion estetik dhe i drejtë.

Në fund të aktivitetit u shfaq filmi “Kandidati për Kryetar” me skenar të Ercan Kesal-it në të cilin ai luan dhe rolin kryesor.

Diğer Etkinlikler

Instituti ynë me datë 12 shtator 2024 në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë zhvilloi çeljen e...

Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë shfaqën filmin “Ngadhënjimi...

Vazhdojnë aktivitetet mujore online ‘‘Takimet e Junus Emresë’’, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. I fuari...