Konferenca "Historia e Gjuhës Turke"
Në kuadër të Takimeve të Junus Emresë, më 13 korrik 2021, Drejtori i Institutit Junus Emre për Mësimdhënien e Turqishtes Prof. Dr. Yavuz Kartallıoğlu mbajti konferencën “Historia e Gjuhës Turke” në institutin tonë për studentët tanë të nivelit B dhe A që mësojnë turqishten si gjuhë të huaj.
Në konferencë, ai foli për dokumentet e para të shkruara të turqve që janë gjetur në rajonin e Mongolisë. Ai tregoi fotografi të dokumenteve të para të shkruara. Gjithashtu dha shembuj nga alfabeti i parë i përdorur Göktürk dhe tekstet përkatëse. Më pas shpjegoi aventurën e historisë së gjuhës turke deri më sot me një gjuhë të thjeshtë që dëgjuesit mund ta kuptonin.
Z. Yavuz prezantoi disa materiale që përdoren në mësimin e gjuhës turke si gjuhë e huaj.
Ai e përfundoi konferencën me fjalët: “Unë u përpoqa të shpjegoj efektin e gjuhëve tona stërgjyshore në turqishten e sotme. Ne pamë që ky ndikim ekziston jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip. Ne nuk mund t’i shpëtojmë kësaj situate; por kjo nuk do të thotë që gjuhët do të zhduken. Turqishtja dhe shqipja nuk do të zhduken për shkak të kësaj. Unë u përpoqa të shpjegoj këtë efekt nga këndvështrimi i një studiuesi.”