Kurset e turqishtes për semestrin vjeshtë 2018/2019

18/10/2018

Në Institutin Junus Emre Tiranë, filluan kurset e turqishtes të semestrit vjeshtë.

Aplikimet për kurset e gjuhës turke ishin me shumë interes. Në datat 08-09 Tetor 2018, u zhvillua Provimi i Përcaktimit të Nivelit.

Më datë 15 Tetor 2018, filluan mësimet me 90 kursantë, në 8 grupe gjithsej në nivelin A1, A2, B1 dhe B2. 

Mësimet e kurseve zgjasin 72 orë dhe zhvillohen 2 ditë në javë. Kurset do të zgjasin 3 muaj dhe do të përfundojnë më 24 janar 2019. Provimet e ndërmjetme dhe të nivelit për semestrin vjeshtë, do të zhvillohen në datat 24-31 Dhjetor 2019.