Mbrëmja e Prezantimit të Veprave Turke të Përkthyera në Shqip

Yazıcı-dostu sürüm

Në kuadër të projektit TEDA të Ministrisë së Kulturës së Turqisë me qëllim që të kontribuojë në promovimin e letërsisë turke jashtë vendi, nën bashkëpunimin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Shtëpisë Botuese "Fan Noli" dhe Institutit Junus Emre në Tiranë u organizua "Mbrëmja e Prezantimit të Veprave Turke të Përkthyera në Shqip".

Në mbrëmjen e prezantimit që u zhvilluamë 15 nëntor 2018, ishin të pranishëm, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, presidenti i Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, Rexhep Hida, Prof. Dr. Lindita Xhanari, presidenti i Shtëpisë Botuese "Profil Kitap", Münir Üstün, themeluesja e Agjensisë "Kalem", Nermin Mollaoğlu si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke ne vend, shkrimtarë, përkthyes dhe studiues.

Ambasadori Yörük, i cili në fjalën e tij hapse tha se, ndërveprimi mes shqipes dhe turqishtes është i ndërsjelltë. Më tej gjatë fjalës së tij ambasadori Yörük tha: Qeveria e Turqisë kohët e fundit duke marrë parasysh shqiptarët që jetojnë në Turqi kamarrë një vendim, ku në të gjitha gjimnazet turke, gjuha shqipe të jetë lëndë me zgjedhje. "Unë shpresoj dhe dëshiroj që dhe qeveria shqiptare, në parimin e reciprocitetit të bëjë edhe ajo pjesën e saj që në gjimnazet publike të vendosë gjuhën turke si lëndë me zgjedhje”.

Ndërsa presidenti i Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, Z. Rexhep Hida, në fjalën e tij tha, Shtepia botuese "Fan Noli", është e para shtëpi botuese private në Shqipëri e hapur në maj 1991, ka botuar vepra të autoreve më të njohur të letërsisë dhe filozofisë botërore si vepratë M. Prustit, J.P. Sartrit, A. Camus-e, F. Kafka, Dostojevski, Pushkin, A. Sollzhenjicin, B.Pasternak, Mo yan, Z. Fojd, C.G. Jung, A. Adler etj. Por portofoli i botimeve të shtëpisë botuese "Fan Noli" do të ishte i paplotë pa per kthimin dhe botimin e letërsisë së madhe turke, të autoreve të shquar turq, këtyre nobelistëve të letersisë botërore. Kështu më 2006, në bashkepunim me projektin TEDA të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Turqisë ne filluam perkthimin dhe botimin e ketyre korifejve te letersisë turke dhe botërore. Shtëpia botuese "Fan Noli" deri më tani ka botuar rreth 170 vepra të mbi 40-45 autorëve më të njohur turq në shqip dhe kanë nëproces edhe 32 vepra të tjera.

Lindita Xhanari Latifi dha informacione të hollësishme rreth veprave të përkthyera nga turqishtja në shqip edhe dëshironte që veprat shqiptare të përktheheshin në turqisht. "Fan Noli", është e vetmja shtëpi botuese që beri që brenda një kohe shumë të shkurtër studiuesit, kritikët letrarë, studentët e adhuruesit e letërsisë në Shqipëri e më gjerë, të kishin në dorë në gjuhën e tyre, në shqip, ajkën e letërsisë turke. Në këtë kontekst: "janë përkthyer në shqip romane të autorëve të letërsisë klasike turke më në zë si Resat Nuri Guntekin, Orhan Kemal, Aziz Nesin, Nazim Hikmet apo autorë të letërsisë moderne turke, që janë mjaft të suksesshëm sot si Iskender Pala", u shpreh Latifi.

Münir Üstün dha informacion në lidhje me projektin TEDA. "Në kuadër të Projektit TEDA deri më sot në TEDA nga Shqipëria kanë aplikuar 8 shtëpi botuese të ndryshme dhe është dhënë mbështetje për përkthimin e 160 veprave të 81 autorëve turq në shqip. Nga veprat që u është dhënë mbështetje 116 prej tyre janë publikuar. Shtëpia botuese “Fan Noli” që ndodhet në Shqipëri, renditet e para ndër botuesit që përkthejnë veprat e letërsisë turke në gjuhë të huaja si rezultat i bashkëpunimit të botuesve turq në kuadër të TEDA", u shpreh Üstün

Yöruk, e filloi fjalën e tij duke falënderuar institucionet që organizuan këtë natë kuptimplotë, përkthyesit që i sollën veprat turke në shqip edhe të ftuarit që ishin të pranishëm në program; ndërveprimi mes shqipes dhe turqishtes është i ndërsjelltë. Foli dhe për ftujen e shqipe si lëndë me zgjedhje në kurrikulin mësimor në Turqi.

Mbrëmjes prezantuese që u ndoq me shumë kënaqësi, pas dhënjes së dhuratave, kokteilit, shfaqjes me valle popullore dhe koncertit me këngë turke dhe shqiptare i erdhi fundi.