Me entuziazëm dhe krenari u festua në Tiranë 101-vjetori i themelimit të Republikës sonë.
29 Tetori Dita e Republikës së Turqisë u festua me shumë entuziazëm në pritjen e organizuar nga Ambasada Turke në Tiranë, Shqipëri.
Programi filloi me mesazhin e 29 Tetorit për Ditën e Republikës të Presidentit tonë, z. Recep Tayyip Erdoğan dhe më pas vazhdoi me fjalimin e mbajtur nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Tayyar Kağan Atay.
Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Tiranë pati përfaqësim të denjë edhe Instituti Yunus Emre Tiranë me stendën e tij dhe ekspozitën me temë: “ Copëza nga kultura turke”. Në pritjen ku morën pjesë përfaqësues diplomatik, drejtues të lartë dhe personalitete shqiptare, pati një interes të madh për ekspozitën me temë "Copëza nga kultura turke", e cila përfshin elementë kulturorë dhe historikë të Turqisë.
Në pritje u organizua gjithashtu një mini koncert. Koncerti, i përbërë nga këngët e preferuara të Ataturkut, u vlerësua shumë. Pritja e festës së Republikës u mbyll me një koktej.
Diğer Etkinlikler
Në hapjen e ekspozitës së...