Meloditë turke lan gjurmë në Jazz in Albania.

30/07/2018

Si çdo vit që pritet me shumë interes, edhe këtë vit u organizua Festivali i 7-të i “Jazz in Albania” me pjesëmarrjen e 10 grupeve nga 9 vende të ndryshme.

Festivali që është mbajtur për herë të parë në vitin 2013, këtë vit me ftesë të Institutit Junus Emre në Tiranë, për të përfaqësuar Turqinë, mori pjesë “Grupi i Xhazit i Bashkisë së Madhe të Stambollit”. Grupi dha dy koncerte në Shqipëri, më datë 26 Korrik 2018, ora 20.00 në Apolloni të Fierit, ndërsa më datë 27 Korrik 2018, ora 20.00 në Hotel Rogner Tiranë.

Artistët që morën pjesë nga Turqia; Mehmet Çelik në trompet dhe Atilla Altunkeser në piano, në të dy koncertet dhuruan një mbëmje të paharrushme për të pranishmit. Në koncertin e mbajtur në Tiranë, i ndjekur me intseres të madh nga artdashësit dhe media, ishin të pranishëm në protokoll drejtori i orkestrave të Bashkisë së Madhe të Stambollit, z. Celal Sevencan dhe misionerët e ambasadës.

Koncerti i grupit të Xhazit të Bashkisë së Madhe të Stambollit ofroi një harmoni të mrekullueshme dhe një gamë të gjerë muzikore. Koncerti u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.