Në Institutin Junus Emre Tiranë u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave.

Yazıcı-dostu sürüm

Në sallën e Konferencave të Institutit Junus Emre Tiranë, u shpërndanë certifikatat e turqishtes për kursantët që ishin të suksesshëm në provimet e nivelit të gjuhës turke për periudhën pranverë 2017/2018. Gjithsej 30 kursantë e fituan të drejtën për të marrë certifikat në nivelet A1, A2, B1.

Drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, para ceremonisë së ndarjes së certifikatave dha një intervistë për Anadolu Agency (AA). Në intervistë z.Demirbaş foli për veprimtaritë arsimore në Institutin Junus Emre në Tiranë që nga dita e themellimit deri në ditët e sotme. Duke iu referuar profesioneve të ndryshme që kanë kursantët në Tiranë, ndër të tjera ai shtoi se ka një interes të madh për mësimin e gjuhës turke në Shqipëri. Ai tha se "turiqshtja mësohet për hobi si dhe për qëllime punësimi".

Pas ceremonisë së ndarjes së certifikatave, sëbashku me kursantët biseduam dhe shijuam kafen dhe llokumet turke, në Shtëpinë Turke të Institutin Junus Emre Tiranë. Gjithashtu u bisedua rreth mendimeve dhe qëllimeve të studentëve.