Në Shqipëri u shkrua “Historia e Vëllazërisë”

Yazıcı-dostu sürüm

U shpallën finalistët e konkursit dërgimi i një letre me temë "Historia e Vëllazërisë" që u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Tiranë, Eğitim-Bir-Sen Sindikata e Unionit të Arsimtarve, Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë Indipendent Trade Union of Education of Albanıa SPASH, Republika e Shqipërisë Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë dhe Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë.

Duhet theksuar vëllazëria shumëvjeçare që vazhdon midis popullit turk dhe popullit shqipëtar; nxënësve që ishin fitues, ju dhanë çmimet në konkursin që u organizua midis shkollave  9 vjeçare dhe gjimnazeve që janë nën varësi të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, me qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit tek populli për vlerat e përbashkëta që kanë dy vendet.

Programi që u organizua në Tirana International Hotel ditën e enjte, më 7 qershor, u  realizua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Z. Murat Ahmet Yörük, kryetarit të Bordit ekzekutiv të Fondacionit Maarif Turqi, Prof. Dr. Birol Akgün, Zv. Këshilltarit të Ministrisë së Arsimit në Republikën e Turqisë, Z. Turan Akpınar, kryetarit të Eğitim-Bir-Sen dhe Memur-Sen, Z. Ali Yalçın, Zv. kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Abaz Hado, Presidentit të SPASH, Z. Nevrus Kaptelli si dhe nxënësve që morën pjesë në konkurs dhe familjarët e tyre.

 

"Dy popujt e lashtë miq dhe vëllezër"

 

Fjalën hapse të programit  e bëri Ambasadori i Republikës së Turqisë në TiranëZ. Murat Ahmet Yörük ku theksoi se turqit dhe shqiptarët  janë dy popuj të lashtë, miq dhe vëllezër, dhe konkursi është një shenjë e kësaj miqësie.

Ambasadori Yörük kujtoi se gjuha shqipe është futur si lënd me zgjedhje në shkollat e mesem Turke, dhe në semestrin e ardhshëm duhet të jepet si lënd me zgjedhje në gjimnaze dhe shkollat 9 vjeçare në Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët turq dhe shqipëtar të mund të komunikojnë drejtpërdrejt pa përdorur ndonjë gjuhë tjetër. Yörük, i cili përdori shprehjen "Mos të harrojmë kurrë se fidanet që mbiellim sot do të rriten dhe do bëhen pemë dhe hijet e atyre pemëve do të jenë freski dhe qetësi për brezat e ardhshëm.", i përgëzoi nxënësit që ishin të pranishëm.

 

"Farat e dashurisë po lulëzojnë"

 

Kryetari i Bordit ekzekutiv i Fondacionit Maarif të Turqisë, Prof Dr. Birol Akgün, tha se fëmijët e dy vendeve historinë e miqësisë nuk e mësojnë nga librat, por  duke e jetuar rëndësinë e saj. Në fjalimin e tij, duke e hedhur edhe njëherë fidanet e dashurisë që kanë pesë shekuj që rezistojnë tha: "Dijeni që po shkruani histori dhe e nesërmja do jetë më e bukur se e sotmja”.

 

"Urat e miqësisë ndërtohen mbi vlera njerëzore"

 

Nxënësit që morën pjesënë konkurs, në letrat që ata kishin shkruar kishte një çiltërsi vëllazërie. Zv. Këshilltari i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Turqisë, Z. Turan Akpınar tha: "Arsimi nuk është vetëm një arritje akademike, fëmijëve dhe të rinjve tanë ne duhet t’u mësojmëedhe vlerat njerëzore. Urat tona duhet t’i ndërtojmë mbi këto vlera: bashkëpunim, solidaritet, vëllazëri.

 

 

"Historia e Vëllazërisë" nga Korça në Durrës, nga Kukësi në Sarandë

Në programin final të konkursit që solli shumë zë në Shqipëri, ju dhanë çmime nxënësve të vendit të parë për të dy kategoritë, vendit të dytë, vendit të tretë dhe dhjetë të parëve në kategoritë e shkollave 9 vjeçare dhe gjimnaz.

Programi që kishte si qëllim të forcojë miqësinë e vjetër midis dy vendeve, pas leximit të letrave që ishin shkruajtur nga fituesit e vendeve të para dhe një fotoje kujtimi, programit i erdhi fundi.