Në Shqipëri, u zhvillua Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018″

Yazıcı-dostu sürüm

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018″ që zhvillohet çdo vit, këtë vit u mbajt në datat 14-18 nëntor 2018.

Stenda e Institutit Junus Emre në Tiranë, u vizitua nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, zonja e tij e nderuara Ayşegül Erdal Yörük,  presidenti i Shtëpisë Botuese Fan Noli, z. Rexhep Hida, presidenti i Shtëpisë Botuese Profil Kitap, z. Münir Üstün, themeluesia e Agjencisë Kalem, znj. Nermin Mollaoğlu, shumë akademikë, studentë dhe vizitorë.

Në stendën e Institutit Junus Emre në Tiranë u prezantuan punimet e Institutit Junus Emre, kureset e turqishtes, aktivitetet kulturore dhe artistike. Ndërsa përgjatë gjithë panairit mësueset e kurseve të formimit profesional, prezantuan disa nga punimet e tyre si sapun aromatik, sapun për dhurata, sapun për butik dhe artin e ebrusë ku u pëlqyen shumë nga vizitorët.