Në Tiranë u organizua aktiviteti “Diplomacia e Gastronomisë”

Yazıcı-dostu sürüm

Kuzhina turke, e cila renditet e para ndër kuzhinat botërore, promovohet në të gjithë botën nga Instituti Junus Emre në kuadër të aktivitetit “Diplomacia e Gastronomisë”.

Me datë 09.10.2021, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Degën e Fodacionit Turk Maarif në Republikën e Shqipërisë organizuan aktivitetin "Diplomacia e Gastronomisë" në Xheko Imperial Hotel, ku si folëse ishte shefja jonë e kuzhinës me famë botërore znj. Ebru Baybara Demir.  

Në aktivitetin ku u prezantuan ushqimet turke, master shefja e ardhur nga Turqia znj. Ebru Baybara Demir ndau me të ftuarit përvojën dhe projektet e saj.

Në aktivitet morën pjesë bashkëshortja e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë znj. Ayşegül Erdal Yörük, Drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Turk Maarif z. Mesut Özbaysar, Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş, nxënësit tanë të turqishtes në Shqipëri dhe drejtorët e shkollave ku japim lëndën e turqishtes.

Diğer Etkinlikler

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi...

Më 20 prill 2022, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Instituti Junus Emre Tiranë në...

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9-15 vjeç....