NJOFTIM PËR STAF PUNE
NJOFTIM PËR STAF PUNE
Kërkohet personel pune për pozicionin e Përgjegjësit të Aktiviteteve Kulturore-Artistike-Sekretar/e në Institutin Yunus Emre Tiranë Datat e Aplikimit: 18.09.2024 - 18.10.2024 Vendi i Aplikimit: / Instituti Yunus Emre, Rruga Arben Broci, Nr. 6 Tiranë Tel: +355 42 45 10 55 E-mail: tiran@yee.org.tr
Kriteret e përgjithshme:
1- Shtetas shqiptar/e
2- Me diplomë universitare (Bachelor)
3- Njohuri të mirë të turqishtes dhe anglishtes (të zotërojë certifikatë të paktën në nivelin B2 në turqisht dhe anglisht. Në mungesë të certifikatës në një datë të afërt aplikuesi do t’i nënshtrohet provimit për përcaktimin e nivelit.)
4- Të mos ketë asnjë lloji problemi shëndetësor që mund ta pengojë nga kryerja e punës.
Kriteret e veçanta
1- Të arrijë të menaxhojë zhvillimin e aktiviteteve kulturore-artistike dhe rrjetet sociale. (Eksperienca e mëparshme përbën përparësi në përzgjedhje)
2- Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit, të dijë të përdorë programet Adobe Ilustrator, Photoshop ose programe të tjera të ngjashme për modifikim.
3- Të jetë i/e qeshur dhe me karakter pozitiv.
4- T’i përshtatet orareve fleksibël, orareve të fundjavës dhe të mbrëmjes.
5- Të ketë interes për fushat e artit , letërsisë, gjuhës dhe kulturës.
6- T’i përshtatet punës në grup, të ketë iniciativë dhe të marrë përgjegjësi.
7- Të mos ketë pengesa për të udhëtuar.
8- Të ketë komunikim elokuent dhe aftësi përfaqësimi dhe prezantimi.
9- Të ketë aftësi për planifikim dhe zgjidhje të situatave.
10- Të dijë të përkthejë turqisht-shqip dhe shqip-turqisht.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim.
Letërnjoftim (ID)
Diloma Universitare (Bachelor)
CV me fotografi
Certifikata të gjuhëve të huaja, certifikata të tjera.
Intervista: Aplikantët e përshtatshëm do të njoftohen nëpërmjet e-mailit ose telefonit për të marrë pjesë në intervistë. Veç kësaj, nuk do të ketë njoftim tjetër.
Not: Aplikimet mund të bëhen personalisht ose nëpërmjet e-mailit.