Njoftim për Vend Pune

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Tiranë kërkon të punësojë personel për punët Administrative dhe Teknike.

Datat e aplikimit: 22.01.2025 – 07.02.2025

Kushtet e përgjithshme për kandidatët:

1- Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë

2- Të jetë ndërmjet moshës 18-30 vjeç

3- Të jetë banues në Tiranë

4- Të ketë përfunduar të paktën arsimin e mesëm

5- Të zotërojë mirë aftësinë për të folur dhe shkruar në gjuhën turke

6- Të mos ketë probleme shëndetësore që pengojnë ushtrimin e detyrës

7- Të zotërojë patentën e kategorisë B

8- Të ketë jetuar ose qëndruar për një periudhë të caktuar në Turqi(e preferueshme)

Kandidatët duhet të dërgojnë CV-në me fotografi dhe dokumentet e tjera në adresën e email-it tiran@yee.org.tr.