Oktay Kaynarca ishte i ftuari i ‘‘Takimeve të Junus Emresë’’

Yazıcı-dostu sürüm

Vazhdojnë aktivitetet mujore online ‘‘Takimet e Junus Emresë’’, që organizohen nga Instituti Junus Emre Tiranë. I fuari i programit që u realizua të mërkurën, më 1 Korrik 2020, ora 20.00 ishte aktori i njohur Oktay Kaynarca. Programi u drejtua nga prezantuesi i dashur i Ballkanit Jusuf Emin.  

Oktay Kaynarca u diplomua për aktrim në Konservatorin Shtetëror të Universitetit të Stambollit në 1991. Në vitet 1990-1997 ishte prezantues në shumë programe dhe konkurse në kanale të ndryshme televizive. Ai fitoi dashurinë e publikut me rolin e Sulejman Çakër në serialin ‘‘Lugina e Ujqërve’’ dhe rolin e Hëzërr Reis në serialin ‘‘Familja e Madhe’’, që vazhdon të shfaqet në ekran. Ka fituar shumë çmime si aktori më i mirë. Shikuesit shqiptar e ndjekin aktorin Kaynarca me rolet e tij në serialet turke të transmetuara në Shqipëri.

Gjatë takimit online me admiruesit e tij, Kaynarca deklaroi se TV filloi ta tërheqë që në rininë e tij dhe më pas vendosi të studiojë në konservator për aktrim. Pyetjes për ngjashmëritë në rolet e "Hëzërr Reis" dhe "Sulejman Çakërr" që ka luajtur iu përgjigj se: "Duke qënë se e dinë fuqinë time të improvizimit arrihet një rezultat shumë serioz, sepse ata të dy janë shumë afër me mua. Kur marr një rol, mendoj se sa i afërt jam unë me të. Unë krijoj një karakter duke përzier atë që kam me përvojën time. ” Kaynarca shtoi se: ‘‘Shikuesit turq e shihnin Sujeman Çakërin si pjesë së familjes së tyre. Vdekja e tij ishte një traumë për njerëzit. Edhe pas vdekjes së personazhit ndikimi i tij vazhdon.” Për të rinjtë që duan të bëhen aktorë Kaynarca tha se: “Edukimi dhe përvoja janë shumë të rëndësishme në aktrim dhe aktori që ka rolin kryesor është drejtuesi i ekipit.’’ Duke shpjeguar sekretin e sukseseve të tij u shpreh se: ‘‘Pa disiplinë nuk mund të arrini sukses në aktrim. Të rrisësh aktorë është një punë e vështirë. Rreziku për të humbur është i lartë. Si rezultat i këshillave të njerëzve ju mund të fitoni shansin që keni ëndërruar. Aktori duhet të jetë vëzhgues i mirë. Duhet të lexosh shumë. Duhet të dish shumë. Perceptimi juaj duhet të jetë i qartë. Ju duhet të jeni intelektual. Arti vjen nga imagjinata. Ne duhet të kujdesemi për ëndrrat tona. Detyra jonë është ta bëjmë audiencën të besojë karakterin që ne luajmë".

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Bilal Cehic nga Bosnja-Hercegovina, Rajmonda Dragjoshit nga Shqipëria, Ajla Ethemi nga Kosova dhe Edon Berveniku, Kaynarca tha se: "Ka audiencë që mëson turqisht duke shikuar seriale televizive turke. Kjo më bën shumë të lumtur.”Ai theksoi rolin e serialeve televizive turke në transmetimin e gjuhës dhe kulturës Turke. Nga televizoni Vizion+ në Shqipëri ku po shfaqet seriali ‘‘Familja e Madhe’’ Evi Reçi i përcolli kërkesën e shikuesve shqiptarë për të xhiruar një skenë të serialit në Shqipëri. Kaynarca deklaroi se: ‘‘Kam qënë më parë në Shqipëri dhe njerëzit ishin shumë të sjellshëm.’’ Anëtari i Aleacës së Artistëve në Azerbajxhan Elmar Memmedzade shfaqi portretin e Oktay Kaynarcas që kishte përgatitur.

Kaynarca vuri në dukje dhe rolin e misionin e Institutit Junus Emre duke u shprehur se: "Instituti Junus Emre ka një mision të rëndësishëm dhe me vlerë. Kultura është shumë e rëndësishme. Mendoj se këto lloj misionesh duhet të kryhen nga njerëz kompetentë." Programi që u organizua nga Instituti Junus Emre Tiranë dhe u transmetua online në turqisht, shqip dhe boshnjakisht me mbështetjen e Instituteve Junus Emre në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë, u ndoq nga mijëra shikues.

Diğer Etkinlikler

Instituti Junus Emre Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë shfaqën filmin “Ngadhënjimi...

Tirana ishte ndalesa e gjashtë e Javës së Filmit Turk që do të zhvillohet në 6 qytete të ndryshme të botës me...