Përfundoi konkursi i esesë me temë “Gjuha dhe bota ime”.

Yazıcı-dostu sürüm

Në shkollat ku mësohet gjuha turke, Instituti Yunus Emre ndau çmimet për nxënësit fitues të konkursit të esesë në turqisht organizuar me rastin e 26 shtatorit Festës së Gjuhës Turke dhe Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Në shkollat e mesme në Tiranë dhe Durrës ku mësohet turqishtja, në kuadër të projektit “Turqishtja Zgjedhja Ime”, Instituti Yunus Emre organizoi një konkurs për ese në turqisht.

Në konkursin e esesë me titull “Gjuha dhe bota ime”, fitoi çmimin e parë Merjem Mullaj, nxënëse e klasës së 12-të në shkollën jo publike “ Hafiz Ali Podgorica” në Durrës, në vendin e dytë u rendit Grejsi Mjalti, nxënëse e klasës së 12-të në gjimnazin me drejtim gjuhësor “Asim Vokshi” në Tiranë, dhe fituese e vendit të tretë u rendit Fabiola Halili, nxënëse e klasës së 10-të në shkollën jo publike “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë. Ndanë me nderim të veçantë çmimet e nxënësve fitues koordinatori i Institutit Yunus Emre në Tiranë z. Oğuzhan Sakoğlu, koordinatori i arsimit z. Çağatay Sünerin dhe lektorja znj. Anxhela Gjoni.

Me rastin e 26 shtatorit Ditës Evropiane të Gjuhëve në shkollat ​​e Shqipërisë organizohen aktivitete të ndryshme. Konkursi i esesë në gjuhën turke me temë "Gjuha dhe bota ime"  pati shumë pjesëmarrës. Ky konkurs u organizuar nga Instituti ynë për nxitur dhe motivuar nxënësit e shkollave që mësojnë turqisht.

Diğer Etkinlikler

Instituti Junus Emre Tiranë, që pezulloi mësimet ballë për ballë të turqishtes për shkak të pandemisë në mars 2020,...

Nën kujdesin e Institutit Junus Emre Tiranë më 20 nëntor, ditën e premte u organizua Atelieja e Shqiptimit dhe Ndjesisë...