Përfundon Udhëtimi në Historinë e Përbashkët

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre në Tiranë në bashkëpunim me Kryesinë për Turqit e Diasporës dhe Komuniteteve Mike (YTB), Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë,  organizuan per herë të dytë ekskursionin "Udhëtim në Historinë e Përbashkët", i cili përfundoi ditën e premte me 9 gusht.

Në ekskursion morën pjesë kursantët e turqishtes pranë Institutit Yunus Emre Tiranë, studentë nga Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, nxënës nga Shkolla jopublike Hafiz Ibrahim Dalliu, Gjimnazi me oreinetim gjuhësor Asim Vokshi, studentë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës si dhe studentë të institucioneve të tjera arsimore dhe organizatave të tjera të rëndësishme të shoqërisë civile në Shqipëri, së bashku me mësuesit e tyre. Grup i cili përbëhej nga 40 vetë.

Ekskursioni filloi ditë e shtunë më 3 gusht me vizitën e Muzeut Deniz të Çanakkalasë; me mbështetjen e Kyresisë të Fushave Historike të Gelibolus për Luftën e Çanakalasë, pjesëmarrësit vizituan  Kalanë Kilitbahir, Fortifikatën Namazgja, Monumentin e Komandant Seyitit, Varrezat e Dëshmorëve Shahindere, Muzeun e Spitalit Alçëtepe, Monumentin e Dëshmorëve dhe Qendrën e Simulacionit ku dhe u informuan rreth Betejës së Çakanakkalasë. Ekskursioni në Çanakkala përfundoi ditën e hënë më 5 gusht me vizitën e Qytetin Antik të Trojës dhe Muzeut të Trojës.

Ditën e martë, më 6 gusht pjesëmarrësit vizituan Muzeun Historik "Panorama 1453, Kampusin Kryesor të Universitetit të Stambollit dhe Fakultetin e Letërsisë, Xhaminë Sulejmanije, Xhaminë Sulltanahmet (Xhamia Blu), Muzeun Ajasofja, Pallatin Topkapë, Muzeun Arkeologjik të Stambollit në Stamboll, Eninönün dhe Çarshinë e Misirit, ku dhe  patën mundësi për të udhëtuar në histori.

Ditën e enjte më 8 gusht pjesëmarrësit dolën vizituan Kodrën e Çamlıcasë, Xhamin e Madhe të Çamılcasë, Kullën e Vashës ku patën mundësinë të zbulonin anën e Anadollit të gadishullit historik dhe më pas vizituan drejtuesit e Bashkisë së yskydarit. Nënkryetari i Bashkisë së yskydarit, Zekeriya Şanlıer tha se ne si Yskydar në Shqipëri bashki simotra jemi me Qyetetin e Shkodrës. Në fund të vizitës u shpërndau dhurata pjesëmarrësve.

Programi përfundoi ditë e premte më 9 gusht me shëtitjen në Miniaturkut dhe më pas pjesëmarrësit u përcollën për në Tiranë.