Prezantimi i Turqisë në Panairin e 22 të Librit Tirana 2019

Yazıcı-dostu sürüm

Është mbyllur Panairi i 22 i Librit Tirana 2019 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë. Në këtë panair të zhvilluar në datat 13-17 nëntor, mori pjesë edhe Instituti Yunus Emre Tiranë. Përgjatë panairit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, në stendën e Institutit Yunus Emre Tiranë u prezantuan kurset e turqishtes, aktivitetet kulturore dhe artistike si dhe materiale e botime të institutit. Veç të tjerash, stenda e institutit pati një interesim të madh nga vizitorët për shkak të një sërë bashkëbisedimeve dhe të ditëve të autografeve.

Ditën e mërkurë 12 nëntor 2019, Lindita Xhanari Latifi në programin e autografeve për librin e saj “Fjalori i Turqizmave të Përbashkëta të gjuhëve Ballkanike”, në të cilin evidentohen turqizma të përbashkëta të tetë gjuhë të Ballkanit, informoi të pranishmit në lidhje me këtë punim i cili është i vetmi në llojin e vet.

Ditën e enjte më 14 nëntor 2019 u mbajt paneli me temë “Gjrumët e Letërsisë Turke në Ballkan” me pjesëmarrjen e shkrimtarit dhe poetit nga Prizreni Zeynel Beksaç, poetes nga Shkupi Seyhan Yakupi, presidentit të Shtëpisë Botuese “Fan Noli” Rexhep hida dhe Prof. Lindita Xhanari Latifi.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük tha se aktualisht kemi një fjalor prej 4200 fjalësh që përfshijnë fjalët e përbashkëta të shqipes dhe turqishtes dhe se vitin e ardhshëm do të botohet një fjalor i ri prej 9000 fjalësh.

Gjatë panelit, shkrimtari dhe poeti Zeynel Beksaç dhe poetja Seyhan Yakupi benë prezantimet e kumtesave “Të Shkruash Turqisht në Ballkan” dhe “Romani dhe Tregimi i Letërsisë Turken në Ballkan”.  Prof. Lindita Xhanari Latifi theksoi se gjurmët e letërsisë turke në Ballkan duhet të analizohen të ndara në dy periudha të ndryshme. Një tjetër pjesëmarrës në panel, Rexhep Hida, në kumtesën e tij ku paraqiti arsyet se përse letërsia turke preferohet nga lexuesi shqiptar, theksoi se brenda 12 viteve janë përkthyer në shqip 230 vepra të shkrimtarëve turq.

Ditën e premte 15 nëntor, u mirëprit në panair aktori dhe regjisori Ercan Kesal. Kesal gjithashtu u takua me studentët e Universitetit të New Yorkut në Tiranë si dhe zhvilloi edhe një intevistë në TV Klan. Kesal, i cili iu përgjigj pyetjeve të shikuesve në lidhje me jetën e tij si artist dhe shkrimtar, theksoi se ngjarjet që ka përjetuar si mjek kanë ndikuar në librat e tij. Kesal, pasi vizitoi Institutin Yunus Emre Tiranë, zhvilloi një bashkëbisedim në stendën e institutit në panair. Në këtë bashkëbisedim, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Kam udhëtuar në të gjithë vendet e Ballkanit me përjashtim të Shqipërisë në festivale të ndryshme të filmave. Tani ndihem sikur ndodhem në shtëpi, në lagjen time, në një ambient shumë familjar së bashku me ju”.  Më tej ai theksoi se kushti kryesor për të shkruar është leximi.

Ditën e shtunë më 16 nëntor 2019 një  tjetër i ftuar në panair ishte shkrimtari dhe skenaristi Tarık Tufan.  Librat “Një Burrë Hyri Zhurmshëm në Qytet” dhe “Kori i Fëmijëve Belbëzues” të shkrimtarit Tufan i cili autografoi këto libra, tërhoqën vëmendjen e të apasionuarve të letërsisë. Gjithashtu Tufan, zhvilloi  një bashkëbisedim me lexuesit shqiptarë në lidhje me leximet që orientuan botëkuptimin e tij artistik. Panairi u mbyll ditën e dielë më 17 nëntor 2019.