RREGULLORJA E KONKURSIT “HISTORIA E VËLLAZËRISË”

Yazıcı-dostu sürüm
  1. TEMA
  • Është "Historia e Vëllazërisë" midis Turqisë dhe Shqipërisë. Ky është një konkurs “dërgimi i një letre” që ka për qëllim të forcojë lidhjet e ngushta ekzistuese midis Shqipërisë dhe Turqisë në arsimin parauniversitar.
  • Me titullin “Historia e Vëllazërisë” kërkohet të flitet për vlerat, mendimet dhe kulturat, ndjenjat e përbashkëta, shtrirjen gjeografike, historinë dhe vëllazërinë shumëvjeçare që vazhdon midis popullit turk dhe popullit shqipëtar.

 

  1. QËLLIMI
  • Qëllimi i këtij konkursi është tërheqja e vëmendjes së nxënësve dhe kuadrove të shkollave nëntë vjeçare, gjimnazeve dhe shkollave profesionale. Një qëllim tjetër i konkursit që përveç informacionit rreth Turqisë, të forcohen lidhjet që janë vendosur vite më parë dhe vazhdojnë edhe në ditët e sotme në nivel arsimor, sociale, kulturor, sportiv, turistik etj.

 

  1. PËRFSHIRJA
  • Në konkur mund të marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e mesme, profesionale dhe 9 vjeçare që janë nën varësi të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

  1. INSTITUCIONET ORGANIZUESE
  • Instituti Junus Emre Tiranë
  • Sindikata e Unionit Arsimtar e Republikës së Turqisë (EĞİTİM-BİR-SEN)
  • Dega e Fondacionit Turk Maarif në Republikën e Shqipërisë
  • Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperisë (SPASH) 

 

  1. PJESËMARRËSIT E SYNUAR
  • Do të përfshihen të gjithë nxënësit e shkollave 9 vjeçare (6,7,8,9), gjimnazeve dhe shkollave profesionale (10,11,12) që janë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

  1. KUSHTET E PJESËMARRJES
  • Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë vetëm me 1 (një) punim.
  • Letra duhet të jetë e shkruar me kompjuter.
  • Stili i shkrimit: Times Neë Roman
  • Punto: 12 p
  • Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5
  • Hapësira e sipërme: 2.5 cm
  • Hapësira e poshtme: 2.5 cm
  • Boshllëqet anësore: krahu i majtë 4 cm / krahu i djathtë 2.5 cm
  • Numri i faqeve: 2-3 faqe

 

  1. KRITERET E KONKURSIT
  • Konkursi do të përfshijë dy kategori, ciklin 9 vjecar dhe të mesëm.
  • Konkurenti duhet të dërgojë dy  dosje me emrin e tij/saj në adresën e-mail'it.
  • Në dosjen e parë duhet të jenë: Emri, mbiemri, klasa, numri i amzës, emri i shkollës, fotokopja e ID'së, adresa, numri i telefonit, adresa e-mail, një fotografi
  • Në dosjen e dytë duhet të jetë: Punimi
  • Konkursi do të bëhet në gjuhën shqipe. Punimt e dhjetë të parëve do të përkthehen në gjuhën turke.

 

  1. ADRESA PËR APLIKIM

 

  1. KARAKTERISTIKAT QË DUHET TË KENË NXËNËSIT:
  • Në konkurim mund të marrin pjesë të gjithë  nxënësit e shkollave 9 vjeçare, shkollave të mesme dhe shkollave profesionale.
  • Punimi nuk duhet të ketë qënë pjesë në asnjë konkurs tjetër dhe nuk duhet të jetë publikuar në asnjë vend.
  • Nëse kuptohet që punimi është shkruar ose është marrë nga dikush tjetër konkurenti eleminohet nga gara. Edhe nëse ky punim në konkurs mund të fitojë ndonjë çmim, personit do t’i merret mbrapsht çmimi.
  • Nëse punimet pjesëmarrëse përdoren për botim nga Institucionet Organizuese, autorit nuk do t’i bëhet ndonjë pagesë për të drejtën e autorit.
  • Punimet që do të dërgohen pas datës së përfundimit nuk do të merren në vlerësim.

 

  1. KUSH DO TË MARRË PJESË NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT?
  • Në komisionin e vlerësimit do të marrin pjesë antarët e jurisë që do të përcaktohen nga Institucionet Organizuese.

 

  1. MËNYRA E VLERËSIMIT
  • Punimet e dërguara në adresën përkatëse, do të vlerësohen nga antarët e jurisë së përzgjedhur.
  • Nuk do të meren në vlerësim punimet, që nuk kanë cilësitë e përcaktuara në rregullore.
  • Punimet e dërguara në adresën përkatëse nuk do të kthehen më.

 

12.ÇMIMET

a. Në rang shkollash 9 Vjeçare.

  • Çmimi i  parë: 400 euro
  • Çmimi i Dytë: 300 euro
  • Çmimi i tretë: 200 euro
  • Nga vendi i 4-rt deri në të 10-të:

b. Në rang shkollash të mesme

  • Çmimi i  parë: 500 euro
  • Çmimi i Dytë: 400 euro
  • Çmimi i tretë: 300 euro
  • Nga vendi i 4-rt deri në të 10-të:

 

13.DATAT E KONKURSIT

  • Data e fillimit : 07 Mars 2018
  • Data e përfundimit: 25 Maj 2018
  • Vlerësimi i punimeve: 25 Maj -04 Qershor 2018
  • Shpallja e rezultateve: 05 Qershor 2018 
  • Ceremonia e çmimeve: 07 Qershor 2018

 

14. KONTAKT

  • Instituti Junus Emre Tiranë
  • Rruga Arben Broci Nr.6 Tiranë / Shqipëri
  • Telefon: +355 42 45 10 55
  • E-mail: tiran@yee.org.tr