Shkolla Verore e Osmanishtes 3,u zhvillua në Tiranë.

Yazıcı-dostu sürüm

Shkolla Verore e Osmanishtes e organizuar nga Instituti Junus Emre në Tiranë në bashkëpunim me Fakultetin e GJuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Historisë dhe të Filiologjisë të Universitetit të Tiranës, u zhvillua mes datave 02-20 Korrik 2018. Në programin hapës të Shkollës Verore morën pjesë: Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Pedagogu i Universitetit të Stambollit, Ahmet Pekşen si dhe akademikë e studentë.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük u shpreh se marrdhënjet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në një gjëndje shumë të mirë në fushat e ekonomisë dhe të politikës, por në fusha kulturore akoma nuk është eksploruar plotësisht. Ai tha se aktivitetet e kësaj natyre siç është Shkolla Verore e Osmanishtes do të plotësojë mangësitë dhe më pas i kushtoi një fjalim të tijin nxënësve ku u shreh: "Ju, duke marrë pjesë në këto kurse do të jeni në gjendje të nxirrni në dritë temat kryesore nëpërmjet dokumentave që janë nën hijen e së kaluarës. Popujt që nuk e njohin mirë të kaluarën  nuk mund ta planifikojnë të ardhmen në një mënyrë të sigurt. Ne si Turq dhe Shqipëtarë duhet të vendosim të kaluarën tonë të përbashkët me nocionet e saj dhe jo me atë cfarë na kanë imponuar të tjerët, ose nëpërmjet interpretimeve të tyre. Ne jemi të detyruar ti ruajmë vlerat që kemi ndërtuar me informacionet tona konkrete që ne kemi mësuar. Ketu duhet të jeni ju përgjegjës". Gjatë programit të Shkollës Verore të Osmanishtes u trajtuan tema të ndryshme me akademikë dhe specialistë të fushave përkatëse. Përvëç mësimeve u organizuan aktivitete si, shëtitje kulturore, vizita e arkivës së shtetit dhe vizita e Bibliotekës Kombëtare. Në përfundim te Shkollës Verore të Osmanishtes studentëve që treguan sukses në këtë program ju dhanë certifikata. Në programin përmbyllës Drejtori i Institutit Junus Emre në Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş i falenderoi studentët që kanë marrë pjesë në këtë program duke hequr dorë nga pushimet verore dhe gjithashtu falenderoi të gjithë akademikët që kontribuan në këtë program.