‘’Tanini Trio’’ ngjitet në skenë në Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Në Festivalin e 8 Ndërkombëtar të Xhazit, Jazz in Albania, në të cilin marim pjesë rregullisht që nga viti 2014, me mbështetjen e Institutit Yunus Emre Tiranë u ngjit në skenë grupi “Tanini Trio” duke përfaqësuar vendin tonë. Ditën e enjte më 10 tetor 2019, koncerti, i cili filloi pas prezantimit të grupit “Tanini Trio” nga ana e drejtorit të festivalit z.Besim Petrela, pati një interesim të lartë nga artdashësit shqiptarë.

Grupi i përbërë nga tre artistë virtuoz, Tahir Aydoğdu në Kanun, Burçin Büke në piano dhe Bilgin Canaz në fyellin Ney, ofroi një mbrëmje të paharrueshme për publikun tiranas. Ky grup ka fituar famë me origjinalitetin e tij duke formuar një sintezë ndërmjet lindjes dhe perëndimit nga tradicionalja drejt universales.

Në protokollin e koncertit, i cili tërhoqi vëmendjen e plotë të medias dhe artdashësve, bënin pjesë zv. Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Muammer Hakan Cengiz, drejtori i Institutit Yunus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş si dhe trupa diplomatike të tjera në Shqipëri. 

Në kuadër të festivalit që organizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Bashkisë Tiranë dhe disa organizatave kulturore, dalin në skenë edhe shumë grupe të tjera muzikore profesioniste nga Shqipëria, Hungaria, Franca, Italia, Sllovakia, Serbia dhe Japonia. Festivali do të mbyllet ditën e hënë më 12 tetor.