U çel në Tiranë ekspozita “Copëza nga Kultura Turke”
Instituti ynë me datë 12 shtator 2024 në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë zhvilloi çeljen e ekspozitës me titull “Copëza nga Kultura Turke” në kuadër të Javëve Kulturore që organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturë dhe Inovacionit të Shqipërisë me qëllim njohjen e publikut shqiptar me kultura të ndryshme të botës.
Instituti Yunus Emre, shpalosi në këtë ekspozitë 30 vepra të zgjedhura nga agjenda “Copëza nga Kultura Turke” që përmbajnë elementë kulturorë dhe historikë të Turqisë në shumë fusha kryesisht në lidhje me vlerat e lashta kulturore të Turqisë, personalitetet të njohura të historisë si dhe pasuritë e shumta arkitekturore dhe gjeografike të vendit.
Në ekspozitë morën pjesë, zv. Ministri i Tregtisë së Republikës së Turqisë z. Mahmut Gürcan, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Tayyar Kağan Atay, Drejtori i Fondacionit Maarif për Shqipërinë Mesut Özbaysar, Koordinatori i TIKA Tiranë Mustafa Ata, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë z. Pirro Misha, kryetari i MÜSİAD dega e Shqipërisë z. Muhammet İşler, CEO i Bankës Kombëtare Tregtare z. Seyhan Pencablıgil si dhe shumë përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Zv. Ministri i Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Mahmut Gürcan, në fjalën e tij përshëndetëse për çeljen e ekspozitës tha: “Shqipëria është një vend vëlla për ne me të cilin kemi lidhje të hershme. Në shekullin e Turqisë jemi gati të hedhim hapat tona për të mbështetur fortë zhvillimin e Shqipërisë. Falenderoj Ambasadën Turke në Tiranë dhe Institutin Yunus Emre që na bënë bashkë në këtë ekspozitë”.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay deklaroi në fjalën e tij se Turqia dhe Sqhipëria janë partnerë strategjikë dhe se kjo ekspozitë mbart një vlerë të madhe për afrimin e mëtejshëm të dy popujve tanë me histori të përbashkët që i ka rrënjët shekuj më parë.
Koordinatori i Institutit Yunus Emre Tiranë z. Oğuzhan Sakoğlu në fjalimin e tij hapës teksa theksoi se Instituti Yunus Emre ka marrë këtë emër pikërisht për të përçuar mesazhin universal të Junus Emresë, shtoi: “Falë kësaj ekspozite shohim nga afër se sa pranë njëri-tjetrit janë dy popujt tanë.”
Ekspozita "Copëza nga Kultura Turke", me një përmbajtje të pasur duke nisur që nga kinemaja turke, artet turke, vendet historike në Turqi e deri te instrumentet muzikore turke, u çel në Qendrën Sotir Kolea pjesë e Bibliotekës Kombëtarë të Shqipërisë, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët ndërmjet datave 12-15 Shtator 2024.