U zhvillua në Institutin Junus Emre Tiranë prezanitmi i Portalit të Mësimit të Turqishtes dhe Ceremonia e Certifikatave

Yazıcı-dostu sürüm

Në sallën e konferencave pranë Institutit Junus Emre Tiranë u shpërndanë certifikatat e turqishtes për kursantët të cilët paten zhvilluan me sukses provimet e nivele përkatëse për simestrin e pare për vitin 2018/2019. Morën certifikatë gjithsej 24 kursantë për nivelet A1, A2 dhe B1.  Në mbyllje të ceremonisë, në të cilën morën pjesë akademikë, përfaqësues të shtypit, studentë dhe kursantë, drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z.  Ömer Osman Demirbaş iu uroi suksese kursantëve që morën certifikatën.

Përpara ceremonisë së certifikatave të pranishmit u informuan në lidhje me Portalin e Mësimit të Turqishtes, i hapur për përdoruesit që në shkurt të 2017-ës. U bë e ditur se  Portali i Mësimit të Turqishtes është ndërtuar në bazë të niveleve A1, A2, B1, B2 dhe C1  në përptuthje me Kuadrin e Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët. Ndërsa niveli C2, për arsye se kërkon një mësimdhënie më intensive dhe të drejtëpërdrejtë, nuk është përfshirë në portal.

Gjatë prezantimit u theksua se rubrikat në sistem janë përgatitur duke pasur parasysh 4 kompetencat bazë të mësimit të gjuhës si të lexuarit, të shkrarit, të dëgjuarit dhe të folurit. Të gjitha rubrikat dhe shërbimet aktuale janë pa pagesë.  Për një kohë shumë të afërt është planifikuar që vetëm disa rubrika si ndihma e mësuesit apo mësime online të përdoren kundrejt një pagese.  Aktualisht Portalin e Mësimit të Turqishtes e përdorin mbi 230 mijë përdorues në 195 vende të ndryshme.  Në mbyllje të ceremonisë së certifikatave pati një hapësirë me pyetje-përgjigje me të pranishmit në lidhje me portalin.  Veç të tjerash të pranishmit u informuan në lidhje me Shkollën Verore të Arkeologjisë, Shkollën Verore të Kinemasë Turke dhe Shkollën Verore të Letërsisë Turke për të cilat vazhdojnë aplikimet.