U zhvillua në Institutin Yunus Emre Tiranë "Takimi me studentët me dyer të hapuara"
Më 29 janar 2025, ish studentët dhe studentët aktualë të gjuhës turke në Institutin Yunus Emre në Tiranë dhe Shkodër u mblodhën në një program të titulluar “Takim me Studentët me Dyer të Hapura” në ambientet e Institutit Yunus Emre në Tiranë.
Në hapje të programit, Koordinatori i Institutit Yunus Emre në Tiranë, Oğuzhan Sakoğlu, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku u shpreh: “Falënderojmë të gjithë studentët tanë që pranuan të jenë mysafirët tanë dhe që iu bashkuan këtij aktiviteti. Na sjell kënaqësi t’ju shohim sërish së bashku këtu.” Në vijim të fjalës së tij, Sakoğlu informoi të pranishmit mbi aktivitetet e zhvilluara në Tiranë dhe Shkodër. Duke iu uruar sukses në jetën e tyre akademike dhe profesionale studentëve që kanë përfunduar procesin e të mësuarit të gjuhës turke, ai gjithashtu vuri në dukje kurset e Shigjetarisë Tradicionale Turke dhe Gjuhës Turke që do të organizohen gjatë semestrit të pranverës.
Programi vijoi me interpretimin e këngëve turke dhe shqiptare nga Selma Bekteshi, ish studente e Institutit Yunus Emre në Shkodër. Të ftuarit, të cilët e ndoqën me entuziazëm performancën muzikore, patën më pas mundësinë të bashkëbisedojnë dhe të njihen me njëri-tjetrin në ambientet e Shtëpisë Turke të Institutit, ku u shërbyen edhe ushqime tradicionale.
Në përfundim të programit, 26 kursantët që kishin përfunduar me sukses kurset e Shigjetarisë Tradicionale Turke morën certifikatat e tyre.