Koncerti Junus Emre [1]
Në kuadër të vitit 2021 si “Viti i Junus Emresë dhe Turqishtes”, Instituti Junus Emre Tiranë organizoi Koncertin Junus Emre.
Në koncert mori pjesë grupi muzikor “Hayal Trio”, që erdhën nga Turqia me ftesë të Institutit Junus Emre Tiranë. Grupi dha dy koncerte në Shqipëri, më 28 qershor 2021 në Roskovec dhe më 29 qershor 2021 në Amfiteatrin e Tiranës.
Trioja Yusuf Ubeydullah Gülacar në violinë, Cengiz Onarıcı në kanun dhe Barış Yağcıoğlu në piano dhuruan shfaqje të paharrueshme për publikun gjatë të dy netëve.
Në koncertet që u ndoqën me interes të madh nga media dhe artdashësit, morën pjesë në protokoll dhe anëtarë të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shqipëri dhe Drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş.