Panarir i Librit Tiranë 2022 [1]
U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16-20 nëntor, mori pjesë edhe Instituti Yunus Emre Tiranë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Bibliotekave dhe Botimeve. Përgjatë panairit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve, në stendën e Institutit Yunus Emre Tiranë u promovuan kurset e turqishtes, aktivitetet kulturore dhe artistike, materialet e institutit dhe libra në turqisht. Veç të tjerash, stenda e institutit tërhoqi vëmendjen e vizitorëve me një sërë bashkëbisedimesh dhe me ditët e autografëve.
Ditën e mërkurë më 16 nëntor, me pjesëmarrjen e studentëve, në stendën tonë u mbajt një bashkëbisedim me shkrimtarin shqiptar Arben Braçe dhe u zhvillua dita e autografëve.
Ditën e enjte me 17 nëntor, pati një tjetër bashkëbisedim dhe ditë autogtafësh, këtë radhë me zonjën Diana Çuli, një nga shkrimtaret më të njohura të Shqipërisë.
Ditën e premte me 18 nëntor, në kuadër të panairit të librit, kryetari i Fondacionit Maarif dhe anëtari i bordit administrativ të Institutit Yunus Emre Prof. Dr. Birol Akgün zhvilloi një bashkëbisedim në Institutin Yunus Emre Tiranë. Në bashkëbisedimin me temë “Ku jemi si Turqi me sistetmin e arsimit në rang botëror”, foli për rolin e Turqisë në botë dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje me këtë temë.
Ditën e shtunë me 19 nëntor, një tjetër i ftuar në panair ishte shkrimtari historian Prof. Dr. Tufan Gündüz. Në stendën e panairit lexuesit patën një interesim të larët për librat e autorit të titulluar “Dy Ditët e Prillit” dhe “Epopeja e Oguz Kaganit”. Gündüz autografoi për lexuesit librat e përkthyera në shqip të këtyre veprave. Pas ditës së autografëve, Gündüz vizitoi Institutin Yunus Emre Tiranë ku u takua me dashamirësit duke mbajtur një bashkëbisedim. Gündüz duke folur për punën e tij në Bosnje Hercegovinë e cila ka qenë faktor i rëndësishëm në jetën e tij akademike, përmendi kujtimet e tij duke u përcjellë të pranishmëve çaste emocionuese.
Në panairin që zgjati për pesë ditë, pati një interesim të lartë nga lexuesit shqiptarë dhe sidomos nga studentët. Panairi u mbyll ditën e dielë me 20 nëntor.