Aktori Tolgahan Sayışman u takua me admiruesit e tij

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junus Emre Tiranë, të enjten në mbrëmje më 28 maj 2020, në kuadër të "Bashkëbisedimeve të Junus Emres" mundësoi takimin në lidhje të drejtpërdrejtë online të aktorit Tolgahan Sayışman me admiruesit e tij.

Moderatorja e programit, që u zhvillua në orën 21.00 me orën e Turqisë, ishte poetja dhe prezantuesja e njohur nga Maqedonia Seyhan Jakupi. Aktiviteti, që u organizua me pjesëmarrjen e drejtorit të Institutit Junus Emre Tiranë z. Ömer Osman Demirbaş, personelit të institutit dhe kursantëve të turqishtes u ndjek nga më shumë se 15.000 shikues nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.  

Sayışman ka tërhequr vëmendjen në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri me performacën e tij të suksesshme në shumë seriale dhe filma. Aktori tha se e filloi karrierën e tij me serialin  "Lamtumirë Rumeli", i cili u xhirua në Maqedoni. Me serialin "Mos u Dorëzo", që u shfaq në 36 shtete të botës, arriti të fitonte famën ndërkombëtare.

Sayışman, i cili tha se e kishte menaxhuar mirë kohën gjatë karantinës, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me jetën e tij si aktor. Ai deklaroi se ka arritur qëllimet e tij në karrierë, dhe theksoi se puna dhe këmbëngulja janë shumë të rëndësishme në këtë fushë.  

Sayışman, përmendi se kur hyri në këtë sektor kinemaja dhe industria e filmit turk filluan të zhvillohen dhe tashmë kinematografia turke shikohet dhe në Afrikë. Gjithashtu ai tha se nuk do ta besoja që Tolgahan Sayışman, i cili hyri në këtë rrugë më 1998 do të shihej në të katër anët e botës. Ai shtoi se sot, ne jemi duke xhiruar seriale dhe filma që synojnë të shfaqen të paktën në njëzet e pesë vende të botës. Sayışman, i cili nga ana e babait është me origjinë nga shqiptarët e Selanikut dhe është martuar me një vajzë shqiptare, deklaroi se kultura shqiptare për të nuk është e huaj.

Programi, që u organizua dhe me mbështetjen e Institutit Junus Emre Prishtinë dhe Institutit Junus Emre Shkup, përfundoi me pyetjet e kursantëve të turqishtes.  

https://business.facebook.com/yeetiran/videos/295067128185087