Organizohet në Tiranë “Mbledhja e Parë e OJF-ve në Ballkan”

Yazıcı-dostu sürüm

Më 25.12.2021, me mikpritjen e Institutit Junus Emre Tiranë dhe në bashkëpunim me Fondacionin İHH në Tiranë u organizua “Mbledhja e Parë e OJF-ve në Ballkan”.

Në aktivitet u diskutuan tema si: roli i organizatave jofitimprurëse (ojf) në Ballkan; fushat e tyre të veprimtarisë; marrëdhëniet e OJF-ve me mediat sociale; zhvillimi i projekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, sportit dhe artit.

Në fjalën e tij, drejtori i Institutit Junus Emre Tiranë, z. Ömer Osman Demirbaş tha se organizatat jofitimprurëse kanë detyra të rëndësishme për shoqërinë e vendeve ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Ai gjithashtu shtoi se: “Para së gjithash, ne kemi përgjegjësi ndaj kombit të cilit i përkasim, dhe gjithashtu kemi përgjegjësi ndaj të shtypurve, viktimave dhe të dobtëve në botë, pra ndaj gjithë njerëzimit. Ndoshta ne nuk mund ta kapërcejmë vetëm këtë përgjegjësi. Në shembullin që sapo dhashë, ashtu siç fluturat në një grup mund të tundin krahët dhe të ndryshojnë drejtimin e tyre në stuhi, shpresoj se dhe ne të gjithë së bashku mund të marrim përsipër përgjegjësitë tona të vështira dhe të rënda duke vepruar si një trup i vetëm. Këtë unë e kam mësuar gjithmonë nga mësuesit dhe gjyshërit tanë. Ne tashmë kryejmë veprimtari të rëndësishme për të përmbushur përgjegjësitë tona ndaj njerëzimit në vendet ku jetojmë.”

Z. Osman Atalay, anëtar i Bordit të Administrimit të Fondacionit IHH, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të OJF-ve në rajon nën një çati tha që: “Qëllimi ynë është të ndajmë informacionin, njohuritë dhe përvojat e OJF-ve dhe specialistëve në fushat si: arsimi, ligji, media dhe feja me njëri-tjetrin dhe thellimi i bashkëpunimit mes nesh. Ne si vende të Ballkanit, duhet të bëjmë më shumë përpjekje për të zbatuar projektet sociale dhe kulturore së bashku me organizatat jofitimprurëse europiane dhe të diasporës. Qëllimi ynë këtu, është të ndajmë aktivitetet dhe përvojat e organizatave jofitimprurëse.”

Në aktivitet morën pjesë 30 përfaqësues të 16 organizatave jofitimprurëse që veprojnë në Ballkan dhe Turqi.