Meloditë e Mrekullshme Turke në Jazz in Albania [1]
Vazhdon edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit Jazz in Albanıa, në të cilin marrim pjesë rregullisht që nga viti 2014.
Ditën e enjte më 17 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit Jazz in Albania, me mbështetjen e Institutit Junus Emre Tiranë u ngjit në skenë grupi i njohur “Duo Yarkın” që përfaqësoi vendin tonë. Ata dhanë dhe një tjetër koncert në Fier më 18 shtator 2021.
Duoja motër e vëlla, Nağme Yarkın në kemençe dhe Baturay Yarkın në piano dhuruan shfaqje të paharrueshme për publikun gjatë të dy netëve.
Performanca e grupit, i cili me botëkuptimin e tij artistik ka formuar një urë lidhëse midis muzikës së lindjes dhe perëndimit, u pëlqye shumë nga artdashësit.