Java e Kulturës Turke

Yazıcı-dostu sürüm

Në datat 29 qershor-7 korrik 2022 në Shqipëri u organizua Java e Kulturës Turke. Instituti Junus Emre Tiranë zhvilloi dhe mikpriti programe të shumta në fushën e gastronomisë, muzikës, pikturës, letërsisë dhe arteve skenike.

Në kuadër të Javës së Kulturës Turke, të shtunën më 2 korrik në Sheshin Skënderbej të Tiranës u zhvillua aktiviteti “Kulinaria Turke në Natyrë”. Për publikun u përgatitën nga shefat turq dhe u servirën gatimet e shijshme tradicionale turke si: qingj i mbushur me pilaf, imam bajalldi, muhammara dhe tarator. Pas ushqimit u servir bakllavaja e Gaziantepit dhe akulloret e Maraşit. Në stendën e ngritur nga Bashkia Kahramanmaraş u prezantuan edhe produktet vendase dhe ushqimet karakterisitke të Maraşit. Aktiviteti vazhdoi dhe mbrëmjen e së dielës më 3 korrik në sheshin “Skënderbej”. Në aktivitet morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Tayyar Kağan Atay, diplomatë, përfaqësues të institucuioneve turke, qytetarët turq dhe shqiptarë.

Gjatë pjesës së dytë të Javës së Kulturës Turke, të martën më 5 korrik Drejtoria e Përgjithshme e Bibliotekave dhe Botimeve të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Tiranë dhe Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë organizuan një ekspozitë me librat e përkthyer nga turqishtja në shqip. Pas ekspozitës u zhvillua bashkëbisedimi “Letërsia Turke për Fëmijë” me pjesëmarrjen e shkrimtarëve tanë të vyer Yalvaç Ural dhe Görkem Yeltan. Në të njëjtën mbrëmje, në sallën e konferencave të Institutit Junus Emre në Tiranë u organizua një panel me shkrimtarin e njohur të letërsisë turke Tarık Tufan. Gjatë kësaj mbrëmjeje, drejtorit të Shtëpisë Botuese Fan Noli z. Rexhep Hida iu dha një pllakë falenderimi për kontributin e tij të çmuar në letërsinë turke. Programi, në të cilin morën ambasadori i Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay dhe shkrimtarët tanë të njohur, u vlerësua shumë.

Drejtoria e Përgjithshme e Bibliotekave dhe Botimeve të Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Institutin Junus Emre Tiranë organizuan ditën e mërkurë më 6 korrik, në orën 12.30 aktivitetin “Storywalk”. Në këtë aktivitet u prezantua para fëmijëve në tri gjuhë libri “Supermeni i Vogël” i Mevlana İdrisit, njëri ndër shkrimtarët e njohur të letërsisë sonë për fëmijë që u nda nga jeta para pak kohësh. E ftuara e këtij aktiviteti zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Turqisë znj. Özgül Özkan Yavuz, u takua me fëmijët dhe iu dhuroi përkthimin në shqip të librit “Supermeni i Vogël”.

Aktivitetet nëntëditore të Javës së Kulturës Turke u ndoqën me shumë interes nga qytetarët shqiptarë dhe qytetarët turq që jetojnë këtu.

Diğer Etkinlikler

Në Tiranë është organizuar bashkëbisedimi me temë “Kultura, gjuha, historia, në vitin e 100-të të marrëdhënieve...

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan” 

Nën kujdesin e...

Shqipëri, mbahet bashkëbisedimi me temë: “Të lësh gjurmët që nga Buharaja deri në Ballkan” 

Nën kujdesin e...

U mbyll Panairi i Librit Tirana 2022 i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Në panairin e mbajtur mes datave 16...