Shkolla e Dytë Verore e Turqishtes

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Junuse Emre Tiranë në bashkëpunim me BKT organizuan “Shkollën Verore të Turqishtes” për moshat 9 – 14 vjeç. Aktiviteti filloi më 27.06.2022 dhe përfundoi më 08.07.2022. 22 fëmijë shqiptarë dhe turq morën pjesë në Shkollën Verore të Turqishtes dhe pjesëmarrja ishte pa pagesë. 

Në programin që zgjati dy javë u përfshinë mësimet e turqishtes, sporti, piktura, harkëtaria, noti, Dita e Kuzhinës Turke etj. Në kuadër të Shkollës Verore të Turqishtes fëmijët vizituan Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë dhe Shkollat Maarif.

Më datë 20.07.2022 për nxënësit tonë të Shkollës Verore të Turqishtes në Pezë u organizua pikniku dhe ceremonia e ndarjes së certifikatave me pjesëmarrjen e familjeve të fëmijëve.