Filloi sezoni i 2-të i Kurseve të Formimit Frofesional në Institutin Junus Emre Tiranë

Yazıcı-dostu sürüm

Filloi sezoni i dytë i kurseve të formimit profesional që organizohet nga Instituti Junus Emre në Tiranë, duke pasur si qëllim prezantimin e kulturës turke, integrimin social si dhe punësimin.

Kurset e formimit profesional organizohen nga Instituti Junus Emre në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, Bashkinë e Madhe të Stambollit Kurset e Artit dhe Formimit Profesional (İSMEK), Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO) dhe Bankën Kombëtare Tregtare BKT.

Kurset që do të zhvillohen në datat 22 tetor - 21 dhjetor 2018, vazhdojnë në 6 fusha të ndryshme: Dizajnim i Bizhuterive, Përgatitje Embëlsirash për Dasma dhe Ditë të Veçanta, Lyerje Druri, Përgatitje e Aksesorëve Dekorativ për Shtëpi, Thurje Shportash dhe Arti i Ebrusë.

Pas përfundimit të programit të trajnimit, do të organizohet cermonia e dhënjes së certifikatave për kursantët.